E pazakontë/ 71-vjeçarja tenton të vrasë bashkëshortin nga xhelozia

Amerika

E pazakontë/ 71-vjeçarja tenton të vrasë bashkëshortin nga xhelozia

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:38
Bertha Yalter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një e moshuar 71-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj.

Xhelozia e sëmurë e Bertha Yalter u bë shkak për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, pasi në apartamentin e tyre mbërriti një kartolinë dashurie nga një grua me të cilën ai ka pasur lidhje 6 dekada më parë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen Eastern Shores të North Miami Beach.

Burri është gjetur i mbuluar në gjak në disa zona të trupit ku janë gjetur dhe shenja kafshimi dhe mavijosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat