Tillerson: Tensionet në Gadishullin Korean në “nivel të rrezikshëm”

Amerika

Tillerson: Tensionet në Gadishullin Korean në “nivel të rrezikshëm”

Më: 18 mars 2017 Në ora: 13:35
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson thotë se tensionet në Gadishullin Korean kanë arritur “në nivel të rrezikshëm” dhe tha se Uashingtoni do të punojë së bashku me Kinën për të parandaluar konfliktin në rajon.

Tillerson i bëri këto komente sot në Kinë, që është ndalesa e fundit e turneut të tij në Azinë Lindore, e cila është dominuar me shqetësimin mbi Korenë Veriore dhe kërcënimin që paraqet me programin e saj bërthamor dhe raktet balistike.

“Ne ndamë pikëpamjet tona dhe mendoj se ndajmë qëndrim të përbashkët se tensionet në Gadishuj janë shumë të lartë tash për tash dhe se kanë arritur në një nivel të rrezikshëm”, u shpreh Tillerson, pas takimit me ministrin e Jashtëm Kinez, Wang Yi.

Më 17 mars, Tillerson tha se aksionet ushtarake “janë opsion në tavolinë”, nëse kërcënimi nga Pheniani rritet.

Presidenti Donald Trump ka shkruar në Twitter se Koreja e Veriut po “sillet shumë keq”. Ai ka shtuar se Pekini, aleati kryesor i Phenianit, nuk ka bërë “shumë për të ndihmuar”.

Sekretari Tillerson në Pekin do të takohet me presdentin e Kinës, Xi Jinping dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat