Të paktën 314 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet shkatërrimtarë pas reshjeve të shumta që goditën pjesën jugperëndimore të Kolumbisë, njofton qeveria kolumbiane.
Sipas zyrtarëve, operacioni i shpëtimit është pezulluar, edhe pse 127 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, njoftuan agjencitë e lajmeve.
Në mesin e viktimave janë më shumë se 102 fëmijë, ndërsa kanë mbetur të pastrehë 4506 të tjerë.
Rrëshqitjet e dheut kanë bërë që të përmbyset një qytet i tërë që më parë kishte 70.000 banorë, njofton Reuters.