Të paktën tre persona kanë humbur jetën të mërkurën dhe nëntë të tjerë janë lënduar, dy prej tyre më rëndë, kur një veturë goditi grupin e njerëzve në një ankand të motorëve në qytetin Bilerika, në shtetin amerikan Masaçusets, transmetojnë mediat lokale.
Policia njoftoi se incidenti nuk është i lidhur me terrorizmin, transmeton Reuters.