Investon 10 dollarë, fiton jackpot prej 2,4 milionë

Amerika

Investon 10 dollarë, fiton jackpot prej 2,4 milionë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një grua nga Nju Xhersi në SHBA është shpallur personi më me fat, pasi që vetëm pas një rrethi në kazino fitoi 2.4 milionë dollarë, ndërsa investoi vetëm 10 dollarë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë i njohur, kishte luajtur në një kazino në Borgata në Atlantic City.

“Çfarë përfundimi i verës. Pas vetëm 15 orësh, gruaja nga Nju Xhersi ka fituar jackpotin e madh në Pikën e fatit dhe atë qysh në rrethin e parë. Ajo ka fituar 2 milionë e 481 mijë e 940 dollarë”, njoftoi kazinoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat