Dhuna politike nuk ka vend në Amerikë, deklaron Trump

Amerika

Dhuna politike nuk ka vend në Amerikë, deklaron Trump

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:22
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri sot thirrje për unitet pas interceptimit të pakove të dyshuara në adresë të Hillary Clinton dhe Barack Obama, duke gjykuar se “dhuna politike” nuk mund të tolerohet në SHBA.

“Në çaste si këto, ne duhet të bashkohemi”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Veprimet dhe kërcënimet për dhunë politike të çfarëdolloj natyre nuk kanë vendin e tyre në SHBA”, shtoi presidenti amerikan.

“Jemi shumë të zemëruar”, shtoi ai, duke premtuar se do të zbardhë gjithçka mbi këtë çështje, përcjell Atsh.

Presidenti amerikan, theksoi gjithashtu se “të gjitha burimet do të vihen në dispozicion që policia federale të kryejë sa më mirë këtë hetim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat