Universitetet amerikane morën 350 milionë dollarë nga Qeveria saudite

Amerika

Universitetet amerikane morën 350 milionë dollarë nga Qeveria saudite

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:37
Mohammed bin Salman dhe Donald Trump

Kolegjet dhe universitetet amerikane morën më shumë se 350 milionë dollarë nga Qeveria saudite në këtë dekadë, sipas analizës së agjencisë amerikane Associated Press (AP).

37 shkolla amerikane, nga viti 2011 deri 2017, morën të paktën 354 milionë dollarë fondesh nga qeveria saudite ose institucionet nën kontrollin e Riadit.

Shumica e këtyre parave janë siguruar përmes një programi të bursave që mbulon shkollim për studentët sauditë në SHBA, por të paktën 62 milionë dollarë erdhën përmes kontratave apo dhuratave të kompanive saudite shtetërore dhe institutet kërkimore, shkruan AP.

Megjithatë, pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, disa shkolla filluan të marrin në konsideratë kontratat aktuale dhe ato të ardhshme.

AP analizoi të dhënat nga raporti i Departamentit të Arsimit të SHBA "Dhuratat e Jashtme dhe kontratave", i cili përmban të dhëna mbi financimet e huaja të  secilit prej universiteteve amerikane që kanë marrë 250.000 dollarë ose më shumë në një vit të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat