Trump mbron lidhjet biznesore me Rusinë - Bota Sot
Trump mbron lidhjet biznesore me Rusinë

Amerika

Trump mbron lidhjet biznesore me Rusinë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur marrëveshjet e tij biznesore që ka pasur me Rusinë para se të bëhej president, duke i cilësuar edhe një herë hetimet aktuale në Shtetet e Bashkuara si “gjueti shtrigash”.

Të enjten ish-avokati i tij, Michal Cohen ka pranuar se ka gënjyer Kongresin lidhur me një marrëveshje për një pronë, të cilën e ka shqyrtuar Trump në Moskë.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump ka thënë se paktet kanë qenë “shumë ligjore” dhe se ai ka investuar “zero para” duke braktisur projektin.

Një ditë më parë, Trump e ka cilësuar Cohenin “person shumë të dobët dhe jo shumë të mençur”.

Ish-avokati i Trumpit pranoi se ka gënjyer

Aktualisht, Këshilltari Special, Robert Mueller është duke hetuar rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe atë nëse Trump ka bashkëpunuar me rusët.

Ende nuk është gjetur ndonjë e dhënë për ndonjë bashkëpunim të tillë mes fushatës së Trumpit dhe Kremlinit, dhe presidenti amerikan është deklaruar vazhdimisht kundër hetimit.

Presidenti amerikan aktualisht është në Argjentinë, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e G20-ës përkatësisht Grupit të Vendeve më të Industrializuara, mirëpo edhe ka anuluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, për shkak të vendimit të Moskës për të aneksuar tri anije ukrainase.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...