Inflacioni në Venezuelë rritet në 1,300,000 për qind

Amerika

Inflacioni në Venezuelë rritet në 1,300,000 për qind

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 19:49
Ilustrim

Parlamenti venezuelas, organi legjislativ i kontrolluar nga opozita, tha se inflacioni vjetor në nëntor arriti në 1 milion e 300 mijë për qind, pasi vendi është duke luftuar me krizën më të keq ekonomike ndonjëherë.

Më parë këtë vit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi se inflacioni në Venezuela do të arrijë në 1 milion këtë vit dhe 10 milionë në vitin 2019.

FMN ka parashikuar se Venezuela është goditur në një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë bashkëkohore, duke i krahasuar problemet e saj me ato të Gjermanisë në vitin 1923 dhe Zimbabve në fund të vitit 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat