Vdiq poeti për fëmijë Selim Adili

Amerika

Vdiq poeti për fëmijë Selim Adili

Nga: Prof.Skënder Karaçica, Më: 31 mars 2019 Në ora: 07:24
Ballina e librit te Selim Adilit

Në Çikago ka vdekur poeti për fëmijë Selim Adili(1929-2019),i cili pas vetës për letërsinë për fëmijë ka lënë trashëgim 14 përmbledhje,që kritika letrare i ka vlerësuar se ato sjellin mesazhin e kopshtit më të mirë me lule për të vegjlit shqiptarë.

Poetin Selim Adili e kam njohur nga afër dhe e kam kuptuar shpirtin e tij krijues dhe,përmes krijimtarisë së tij letrare poezia për fëmijë ai mbeti përherë afër lexuesve të vegjël me botimet e tij si dhurata më e mirë për rritën dhe edukimin si zogjtë e atdheut.

Për krijimtarinë letrare për fëmijë,siç thoshte Gete se vetëm më e mira mund të jetë deridikund e mirë për fëmijë,poeti Selim Adili edhe si mësues i shkollës shqipe në Kërçovë,bashkë me ditarin e klasës ai mbante në shpirt diçka të mirë për të vegjlit shqiptarë dhe si lum frymëzimi ai nga koha e mërgimit në Amerikën e largët niste mesazhin e tij poetik për rritë të mbarë dhe zogj jo shtegtarë të udhëve të mërgimit.

Në takimet tona poeti Selim Adili nga Serbica e Kërçovës,me propozoi që librin e 14-të(poezi për fëmijë)të jem redaktor dhe njeriu i parë që do të kem nëpër duar dorëshkrimin dhe të bëhem njëherësh njeriu që do të pagëzoja librin e tij me poezi,,Zogjtë e Kërçovës,,(botuar në shtypshkronjën ,,Feniks,, në Kërçovë 2004.

Poetët për fëmijë si thoshte shkrimtari Rifat Kukaj,vdesin të fundit dhe vdekja e poetit Selim Adili nga Serbica e Kërçovës,është vdekja dhe dhimbja e lexuesve të vegjël shqiptarë në hapsirën etnike në Maqedoninë Veriore dhe në përgjithësi për lexuesit e vegjël në atdheun shqiptar.

Për fund ngushëllime familjes Adili në Çikago në Serbicë të Kërçovës,ngushllime shkollës shqipe dhe letërsisë shqipe për fëmijë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat