Fëmijët shqiptar në Chicago - pjesmarrës në Kampin veror “USKANA 2019”

Amerika

Fëmijët shqiptar në Chicago - pjesmarrës në Kampin veror “USKANA 2019”

Nga: Beqir Sina – New York Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:08
Pamje nga kampi

Nëpërmjet faqes së saj të Facebook, Shoqata “USKANA” nga Cikago – Illinoi, lajmëron se edhe sivjet Kampi veror për fëmijët shqiptar në Amerikë “USKANA” ka mundësuar që këta fëmijë e prindërit e tyre, të përjetojnë çaste të paharruara që do mbesin gjatë në kujtimet e tyre, shkruan kjo shoqatë me një aktivitet të pasur disa vjecar në komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Bashkë dëshmuam se USKANA është më e madhe se secili nga ne, dhe ne jemi të rëndësishëm jo vetëm për ekzistencën e saj, por edhe për rritjen konstante të Shoqatës sonë” , shkruar zoti Luan Elezi Kryetar i Shoqata USKANA ne Chicago – Illinois dhe shton: “Shprehim faleminderimin tonë deri në përkulje për punën plot vullnet të mësuesve dhe aktivistëve të cilët mundësuan realizimin e programit tonë këtë vit” thotë ai.

Ndërkohë që kjo shoqatë ka falemnderuar edhe sponzorët saj dhe ata që ndihmuan në sigurimin e mjeteve të nevojshme për klasa kualitative.

Image

“Dhe, më e rëndësishmja: Falemnderit rinisë sonë të shkëlqyer, secili më i mirë se tjetri, secili më i dashur se tjetri dhe të gjithë ambiciozë që njëherit reflekton edhe model të mirë për të ndjekur nga më të rinjtë. Me shumë dashuri, Ju ftojmë në eventet e rradhës.”

Kjo shoqatë shprehet shumë optimiste se “Bashkë do bëjme akoma më shumë dhe këtë ia kemi borxh njëri-tjetrit. Ndershmërisht”, ka shkruar zoti Luan Elezi Kryetar i Shoqata USKANA ne Chicago – Illinois.

Image

Po ashtu ky komunitet ka edhe aplikacionin e saj për bursën studentore Uskana 2019, i cili thonë ata tani është aktiv! “Një ndër qëllimet tona kryesore është të përkrahim edukimin e rinisë sonë. Ne duam të ndihmojmë studentët meritorë duke mbuluar një pjesë të shpenzimeve të tyre në rrugën drejt diplomimit, duke ofruar dy bursa në shumë prej $2,000 për një student femër dhe një student mashkull.”

Po ashtu kjo shoqat nëpërmjet faqes së saj të Facebook, shkruan se :”Ju lutemi klikoni linkun tonë në Fb Shoqata Uskana, që të hapni aplikacionin dhe të mësoni më shumë për kushtet e aplikimit. Afati i kompletimit të aplikacionit dhe dorëzimit të dokumentave të nevojshme ka qenë deri 10 Mars, 2019!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat