Vuçiqi “çmendet” fare nga shqiptarët e Amerikës - Bota Sot
Vuçiqi “çmendet” fare nga shqiptarët e Amerikës

Amerika

Vuçiqi “çmendet” fare nga shqiptarët e Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:45
Beqir Sina

“New Yorku, është qyteti tyre(shqipëtarve), nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për shumë lobistët shqiptar”, ka thënë Vuçiq.

Millosheviqi, nuk ishte i vetëm shembulli i Presidentit të Sërbisë, që iu trembej shqiptarëve të Amerikës, lobit shqiptar në Amerikë, se janë me të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje të forta me Uashingtonin, Nju Jorkun, kongresin, senatin dhe Administraten amerikane.

“Frika, është se shqiptarët e Amerikës, jo vetëm kan influencë, por kan edhe një zë të fuqishëm në Amerikë, për Kosovën, lirinë e të drejtat e Shqipëtarve, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe Luginën e Preshevës. Si dhe çështjen e Çamërisë”.

Në Gjykatën për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Millosheviqi, duke hedhur poshtë përfundimin e prokurorëve se ai ka qenë forca kryesore pas luftërave në Ballkan, Millosheviq, ka argumentuar se konfliktet janë nxitur nga planet "neo-koloniale" te Perendimit, në bashkëpunim me "terroristët" Shqiptarë, siç e quante ai Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës UÇK-ën .

Sllobodan Millosheviqi, në fjalën hyrese, në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë, Holandë, akuzoi kryetarin e "Albanian American Civic League" ish kongresistin e Nju Jorkut, Joe DioGuardi,( dhe bashkëshorten e tij Shirli Cloyes -Dioguardi) si po nxiste shqiptarët kundra Serbisë, dhe se ai me shqiptarët e Amerikës, ishin me influencë e ndikim të madh në administratën amerikane, madje deri te Presidenti, senator dhe kongresistët miq të shqiptarëve, në SHBA.

Milosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish-Jogosllavi, ka thënë: "Në përkrahje të separatistëve dhe terroristëve Shqipëtare në Kosovë, kryesisht të angazhuar kanë qenë imigrantët Shqiptarë në Evropën Perendimore dhe veçanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, me në krye Dioguardin, lobin shqiptar në Amerikë."

Ai ka thënë se pas gjithë kësaj ka qenë synimi për krijimin e një "Shqipërie të madhe".

Millosheviqi, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundojë gjykimi i tij në Hagë, gjatë gjykimit u deklarojë prokurove të Hagës, se “Dormenët shqiptar po shkatërrojnë Serbinë, nga Amerika, ata janë të fuqishëm në lobimin e tyre për Kosovën”.

Ndërsa, sot ka qenë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), se me zyrtarët amerikanë ka biseduar në lidhje me Kosovën duke vlerësuar “se kjo është një temë e rëndë dhe e komplikuar për Shtetet e Bashkuara”.

Vuçiqi, ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës, po luftojnë për çështje të veta dhe nga këndvështrimi i tyre.

“Njerëzit po bëjnë punën e vet, ata po luftojnë nga këndi i tyre, puna jonë ka qenë t'u tregojmë se po luftojmë për vendin tonë. Thelbi është se ata po investojnë shumë energji e përpjekje, New Yorku, është qyteti tyre, nuk po mendoj për godinën e Kombeve të Bashkuara, por për shumë lobistët shqiptar”, ka thënë Vuçiq.

Siç është shprehur ai, Serbia ngec sepse nuk “ka aq para”, por janë në zhvillim e sipër bisedimet me qëllim të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme.

Sipas tij, SHBA janë më të hapur të dëgjojnë propozimet e palës serbe.

“Prishtina po e bën punën e vet, ne tonën, të shohim kush do t'ia dalë”, është shprehur.

Vuçiq tha për Televizionin serb “RTS”, sisionin e kaluar se Perëndimi e konsideron të mbyllur çështjen e Kosovës.

“Situata është e vështirë. Serbët po mbahen, por do të jetë e vështirë për ne”, tha ai.

“Nuk jam i kënaqur. Kam pritur mirëkuptim më të madh jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq nga Nju Jork.

“Gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, lidhur me Kosovën dhe po përpiqemi të gjejmë një kompromis. Pala shqiptare është duke bërë punën e saj, sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, unë u përpoqa ta nxirrja Serbinë nga humnera në sipërfaqe, qoftë edhe nëse goditemi nga erërat e stuhisë. Nuk jam i kënaqur “, tha Vuçiq.

Ai vuri në dukje se kishte shumë biseda të thella me njerëzit që vendosin për shumëçka.

“Duket se ata janë të vendosur në parimin e respektimit dhe ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që është shumë e vështirë për ne”, tha presidenti serb.

“Më duket se vendet perëndimore nuk duan të flasin në asnjë mënyrë se kujt i takon territori i Kosovës. Ata e konsiderojnë këtë çështje të përfunduar”, ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...