Në Nju Jork, protestë kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë - Bota Sot
Në Nju Jork, protestë kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë

Amerika

Në Nju Jork, protestë kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 27 tetor 2019 Në ora: 13:33
Në Nju Jork, protestë kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë
MANHATTAN NYC : Një protestë, kjo e cila do të bëjë bashkë tre komunitete me moton: “Rally for her Justice” - “Protestë: Kërkojmë Drjetësinë Tonë”, do të mbahet në New York, të martën më 29 Tetor, në rrugën përballë Konsullatës së Serbisë, në Nju Jork. Protestë, kjo që mendohet se jo vetëm do të dënojë, por, edhe do të ngrisë vëmendjen e opinionit amerikan, dhe Kombeve të Bashkuara, edhe një herë fuqishëm nga metropoli i botës, NYC,  për krimet e dhunës seksuale kryer nga forcat serbe, krime këto që deri tani kanë kaluar të pandëshkuara, për më se 70 mijë femra, të cilat thuhet se u përdhunuan në luftën në Bosnje, Kroaci dhe më së fundi në Kosovë.
 
Në thirrjen në rrjetet sociale, grupet organizatore nga të tre komunitetet po bëjnë thirrje, vazhdimisht për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe, për të sensabilizuar Kombet e Bashkuara dhe opinionin Amerikan.  
Në rrjetin social Facebook, organizatorët e kësaj proteste thonë se luftërat Jugosllave, prej vitit 1991-2001 kanë lënë shumë viktima, dhe për këtë komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe kroato-amerikane në Amerikë, kryesishtë zona e Tri-Shteshit, kan marr shkas, dhe po e përkrahin këtë protestë të paralajmëruar “ për të dalë në shesh, dhe dënuar krimet që nuk janë ndëshkuar, ndërkohë, që kriminelët ata që kanë dhënë urdhër, ose edhe ata që kan kryer akte të tiila të dhunës sexuale, jo vetëm që nuk janë arrestuar, por ata ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare”.
 
Protesa  “Rally for her Justice” - “Protestë: Kërkojmë Drjetësinë Tonë”,  mbahet para Konsulatës Serbe, prej orës 11:00 deri në orën 3:00 pasdite, për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci e Kosovë, dhe për të protestuar kundër krimeve të pandëshkuara të luftës të dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.
Sic dihet luftërat në ish-Jugosllavi, nga 1991-2001, shpesh përshkruhen si konfliktet më vdekjeprurëse të Europës që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt u shtri nëpër disa vende, përfshirë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën. Në fund të fundit, këto ishn dhe luftërat që shënuan nga shumë krime lufte, përfshirë gjenocidin, krime kundër njerëzimit dhe përdhunime, se sa LDB në këto tre shtete.
Në vitin 2008, Kombet e Bashkuara, miratuan Rezolutën 1820 në të cilën thuhet se dhunimi i cili është përdorur si armë gjatë luftës, në Ish Jugosllavi, nga Serbia, është një krim lufte, dhe në vitin 2019,ishin po Kombet e Bashkuara ato që e miratuan Rezolutën 2467, duke e bërë shtetin përgjegjës, Serbinë, të përgjigjej për çdo krim lufte të kryer në territoret e Bosnjes, Koracisë dhe Kosovës. 
Ku si thuhet pa diskutim, personat që kanë kryer këto përdhunime janë kriminel lufte. 
Nga shumë përllogar të nxjerra nga këto tri luftëra, simbas organizatave ndërkombëtare, thuhet se  numri i përgjithshëm i vlerësuar i përdhunimeve të kryera në Bosnje, Koraci dhe Kosovë është 70,000, ku një pjesë të konsiderueshme të tyre me fakte dhe dëshmi janë të kryera vetëm nga forcat serbe, militare dhe pramilitare. 
Këta viktima të dhunës seksuale janë të gjithë të lidhura me luftën 1991-2001, dhe janë gjithnjë e më të margjinalizuarit gjatë dhe pas konfliktit, duke përjetuar një stigmë tepër afatgjatë, dhe të qëndrueshme, dhe duke përjetuar nga viktimat edhe dëmtime fizike, morale, sociale, dhe mendore. 
Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kryer këtë lloj të krimit të luftës janë ndjekur penalisht ose janë sjellë para drejtësisë, për të mos thënë hic fare. 
Pra, mos harroni të martën, 29 tetor, në Manhattan - NYC, ngaqë parashikohet që të jetë protesta më e madhe për këtë qëllim, me pjesmarrjen e tre komuniteteve : komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe kroato-amerikane në Amerikë, kryesishtë ata nga zona e Tri-Shteshit, që do të bëhen bashkë, dhe t’i bëjnë thirrje Beogradit, shtetit të Serbisë që të ndëshkojë dhe ndjekë penalisht kriminelët e luftës, që ende jetojnë e sillen të lirë nëpër Serbi.
Kjo protestë që ka marrë mbështetjen e madhe nga: Komunitetet Shqiptare - Amerikane, Boshnjake - Amerikane dhe Kroate - Amerikane, do të ketë lejen e NYPD, për mbikqyrje dhe mbarëvajtje nga policia njujorkeze .
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat