Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, anulon aktivitetin festiv për shkak të situatës në Shqipëri

Amerika

Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, anulon aktivitetin festiv për shkak të situatës në Shqipëri

Nga: Beqir Sina Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:35
Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey

RIVERDALE NJ : Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale New Jersey, Kryetari i saj, Burim Zhuta, bëri të ditur sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, statusit të kësaj shoqate, se ajo ka anuluar të gjitha aktivitetin e planifikuar për kremtuar 28 Nëntorin - Pavarësinë e Shqipërisë - darkën festive më 30 Nëntor, për shkak të tërmetit në Shqipëri.

Kryetari Zhuta, thotë se të struganët ashtu si dhe gjithë shqiptarët kudo që janë - këto ditë janë përqendruar për të ofruar ndihmë në qytetet të dëmtuara nga tërmeti.

“Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale NJ, pra struganët thotë  Zhuta, se për të treguar një mbështetje të madhe, dhe solidaritet te plot me dhimbjen që ka pllakosur kudo shqiptarët sot në botë, për viktimat e tërmetit në Shqipëri, po ndihmojnë nëpërmjet fushatave për grumbullimin e ndihmave banorët e zonave të Shqipërisë, që u goditën nga tërmeti”

Ai më tej sqarojë, se “Se një darkë festive mund të mbahet më vonë në kushte të tjera - duke u përshtatur me ndonjë datë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e “Qendra Kulturore Shqiptaro – Amerikane në Riverdale NJ, kryetarit Burim Zhuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat