Dren Deva, me një tabel elektronike, ne një autostradë në New Jersey - mblodhi 5 mijë dollar

Amerika

Dren Deva, me një tabel elektronike, ne një autostradë në New Jersey - mblodhi 5 mijë dollar

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:41

Deva: ” Me kolëgët e mi do të arrijë në 20,000 mijë dollarë : “Dhe, ti ndihmojmë Nënës Shqipëri!,- Ju faliminderit të gjithëve për donacionet ??️! HelpAlb.com — at Route 46”..

NEW YORK : Pas shumë mënyrave për të ndihmuar për tërmetin në Shqipëri, nga shqiptarët e Amerikës, në një mënyrë krejt të veçantë, duket se është shfaqur në rrjetetin sociale Facebook, edhe biznesmeni shqiptar Dren Deva, nga Nju Jorku, i cili ka shfaqur solidaritet me tërmetin në Shqipëri, duke mbledhur per kete edhe ndihma finaciare.

Dren Deva, nga Mitrovica, i cili erdhi vetë këtu si refugjatë në SHBA, sot është biznesmen i suksesshëm nuk ka për herë të parë, që organizon mbledhjen e ndihmave, sidomos me ALBTV, kur ata kan mbledhur e bërë donacione për Kosovën.

Dren Deva, i cili ka emigruar vet në SHBA si refugjat, kurse ai sot është një biznesmenë i suksesshëm, ka zgjedhur të mbledh ndihma në fatkeqesin natyrore që e goditi Shqiperin, më 26 Nentor, me anë të një Billboardi - Tabela gjigande elktronike, e vendosur në një nga arteriet më të frekuentueshme të autostradave - Route 46 në New Jersey, për mbledhjen e Fondeve, duke zgjedhur platformën HelpAlb - dhe numërin e tij të llogarisë bankare, që shfaqet në dritat elektronike të tabelës, për ndihmat, ku si thotë ai në statusin e tij në Facebook, për 48 orë mbasi u shfaq ky Billboard - Tabelë e madhe elektronike, ai me shokët e tij - mboldhën 5000 dollarë .

Mirëpo, Deva, shkruan se ai do të vazhdojë më kolëgët e tij, që të arrijë në 20,000 mijë dollarë : “Dhe, ti ndihmojmë Nënës Shqipëri!,” shkruan Deva, duke u thënë të gjithëve “Ju faliminderit për donacionet ??️! HelpAlb.com — at Route 46”.

Në ndërkohë duhet thënë se të gjithë shqiptarët në Amerikë, në mënyrë të jashtëzakonëshme janë duke solidarizuar pas tërmetit të 26 Nëntorit në Shqipëri, me pasojë dhjetëra viktima, qindra të plagosur e të pastrehë, dhe nëpërmjet disa fundacioneve po mbledhin ndihma, nëpërmjet logarive të tyre bankare të organizatave dhe shoqatave por edhe individëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat