Vlora Çitaku takohet me Sekretarin e Shtetit Amerikan

Amerika

Vlora Çitaku takohet me Sekretarin e Shtetit Amerikan

Nga: Beqir Sina Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:01
Pamje nga takimi

“Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane” shkruan Çitaku

WASHINGTON : Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në pritjen e Krishtëlindjes nga Shtëpia e Bardhë ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Çitaku e cila po përmbyll një vit të suksesshëm në diplomaci -  ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet bashkë me ish-shefin e CIA-s, Pompeon, që tash më është sekretar i Shtetit.

“Pata kënaqësinë që ta takoj sekretarin e shtetit Mike Pompeo”, shkroi ambasadorja në citimin e saj me fotografinë e bërë në një nga koridoret kryesore të Shtëpisë së Bardhë, në pritjen në vigjilje të Krishtlindjeve.

Ajo shkruan se Kosova ka përkrahjen edhe nga administrata e Presidentit Trump, dhe Pompeo është një nga njerëzit në krye të shtetit që e njeh mirë Kosovën

“Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane”, thuhet më tej në postimin e Çitakut, statusin e saj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat