Vdiq edhe një legjendë - një heroinë e vërtet Albina Previzi - Bota Sot
Vdiq edhe një legjendë - një heroinë e vërtet Albina Previzi

Amerika

Vdiq edhe një legjendë - një heroinë e vërtet Albina Previzi

Nga: B.S Më: 7 janar 2020 Në ora: 11:03
Albina Previzi

Lajmërimin Mortor e shpërndau familja Previzi në New York - SHBA, e cila dha kumtin e Hynit në kujtim të Albina Pervizi e cila vdiq ditën e E hënë, 6 janar 2020

Familja Previzi në Hynin dritës së kujtimit thotë se me hidhërim, lajmërojmë komunitetin Shqiptar se me 6 Janar 2020, u nda nga jeta nëna e tyre Albina Previzi në moshën 84 vjeçe. 

Trupi i të ndjerës do të pushojë në shtëpinë mortore të Mërkurën, 8 Janar 2020 nga 2:00 - 9:00 P.M. në Farenga Bros. Funeral Home, 920 Allerton Avenue, Bronx, NY 10469.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Ejten me 8 Janar, 2020 në orën 11am, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, prej ku mbas meshës trupi i të ndjerës do të përcjellët në varrezat Gate of Heaven,10 West Stevens Avenue, Hawthorne, NY 10532.

Me këtë rast edhe Famullija “Zoja e Shkodrës” i ka shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit. Albina pastë dritë në amshim e gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shndritë drita e pambarueme. Pushofte ne paqe. Ashtu Kjofte përcjell lutjen e saj Famullia « Zoja e Shkodrës »

Vdiq edhe një legjendë - një heroinë e vërtet

Albina Previzi ... ka qenë një legjendë dhe një heroinë e vërtet e presekutimit komunist në burgjet dhe kampet e interrnimit në Shqipëri për më shumë se gjysmë shekulli.

Albina Pervizi, 40 vjet internim, e shoqja e Gencit. 

E bija e Major Llesh Marashit, ekzekutuar me varje në Shkodër. Internuar në Berat në vitet 1945-1946, pastaj në Fier në vitet 1952-1958 e në Gradishtë në vitet 1958-1991. 

156 vitet e dëbimit të fëmijëve: Që në moshën fare të re internohet në Berat, më 1945 dhe, më vonë, në Fier e Gradishtë të Lushnjës, si vajzë e Majorit Llesh Marashit dhe si e reja e Prenk Pervizit. 

Duke qëndruar gjithmonë e vendosur dhe duke u përballuar me sakrifica e mundime të mëdha tërë jetën për rritjen e fëmijëve në ato kondita të mjerueshme. 

Babain ia vranë. Një vëlla, dënuar me 20 vjet burg, vdiq sakat me këmbë të prera. Një tjetër vëlla ia vranë në Paris agjentët e sigurimit. 

Çifti pati gjashtë fëmijë, dy vajza e 4 djem, lindur e rritur në kampin e internimit të Gradishtës. Ato kaluan pas ‘91 në Amerikë dhe jetojnë në New York. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat