Pavarësia Kosovës dhe përkrahja Amerikane - Bota Sot
Pavarësia Kosovës dhe përkrahja Amerikane

Opinione

Pavarësia Kosovës dhe përkrahja Amerikane

Nga: Magjister Agim Aliçkaj Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 07:34
Magjister Agim Aliçkaj

Është një thënje e drejtë, shumë e rëndësishme dhe gjithëmonë aktuale. Liria është e shtrenjtë, vështirë fitohet por lehtë mund të humbet, ruajtja e saj kërkon punë të madhe, vigjilencë dhe sakrificë të përherëshme.

Kur mbaroi lufta, ish-presidenti i SHBA-s Bill Klinton, gjatë vizitë në Kosovë, pat thëne E fituat luftën-duhet ta fitoni paqen”. Ishte kjo një porosi e qartë për të gjithë ata që marrin vesh pak në politikë.

Pavarësia, sovraniteti, integriteti teritorial dhe demokracia e shtetit të Kosovës, dihet se janë garancë e vetme e lirisë, mirëqenjes sociale dhe ekzistencës kombëtare.

Jemi para festimit të pavarësisë së Kosovës. Ishte ky projekt legjitim historik gjithëkombëtar i përkrahur nga Amerika dhe shtetet demokratike të Evropës. Po festojmë por le të dihet se, pas 12 vitesh pavarësie kemi shumë pakë rezultate dhe nuk arritëm asgjë me rëndësi kombëtare.

Kosova me pavarësi të degraduar dhe të rrezikuar, Shqipëria e korruptuar dhe politikisht e deklasuar ndërsa shqiptarët në trojet tjera etnike të nënçmuar dhe të keqëtrajtuar. Është lehtë ti fajsojmë të tjerët, por fajin e kemi vetë, më së shumti ata politikanë të cilët ishin në pozita udhëheqëse.

Duhet thënë haptas, e kemi popullin e mirë por politikanët e këqinj. Numri më i madh i tyre ishin plotësisht të paaftë për detyrat dhe pozitat që i patën. Shumë prej tyre ishin të kapluar nga korrupcioni, bajraktarizmi, lokalizmi, mendjemadhësia, inatet personale, lakmia, zilia, nepotizmi, egoizmi, individualizmi, kultizmi, indiferenca, mos-organizimi, nënçmimi i të vetit, servilizmi, respekti i tepruar për të huajin, si dhe mungesa e kulturës familjare, shkollore, fetare, demokratike dhe shtetërore.

Këto antivlera e kan përcjellë kombin shqiptar gjatë gjithë historisë së tij.

I dëshiruam, i kërkuam dhe i pritëm me shqetësim dhe durim të madh ndryshimet politike në Kosovë. Me zgjedhjet e 6 Tetorit të vitit të kaluar populli i Kosovës, e dha provimin e demokracisë. Në vendet demokratike, ndryshimet zakonisht sjellin progres. Shpresojmë të ndodhë e njejta gjë në Republikën e Kosovës.

Politikanët e dështuar tashti në opozitë, duhet të reflektojë në gabimet e deritashme, të ndryshojnë dhe konsolidojnë radhët e veta. Është me rëndësi të madhe që të bëhen një opozitë konstruktive, me qëllim të arritjes së qëndrimeve unike me pozitën në mbrojtje të interesave strategjike kombëtare, sidomos në marëdhënjet e jashtëme dhe posaqërisht në konfrontim me Sërbinë. Një opozitë e mirë ndikon pozitivisht në forcimin e demokracisë së vendit duke krijuar rrethana për ti zbuluar dhe kritikuar gabimet e mundëshme të pozitës. Vetëm kështu ata mund të shpresojnë të rikëthehen në pushtet, me zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike.

Fillimisht duhet pranuar se vonesa e formimit të qeverisë ishte e pakuptueshme, e panevojshme dhe shumë e dëmëshme për Kosovën. Fatëbardhësisht, kjo periudhë e vështirë kaloi dhe më në fund u ngrit qeveria e shpresës dhe ndryshimeve, me kuadro të afta, profesionale dhe patriotike nga radhët e VV-së dhe LDK-së. Realisht, qeveria e re nuk e ka të lehtë. Ka përgjegjësi historike për ti ndërruar trendet e deritashme negative dhe shumë të rrezikëshme.

Thjeshtë dhe qartë, duhet luftuar me të gjitha mjetet dhe pakompromis korrupcioni, duhet zhvilluar edhe organizuar ekonomia si dhe të gjitha lëmitë e jetës, sidomos mirëqenja sociale dhe shëndetësia. Në planin e jashtëm, duhet mbrojtur, forcuar dhe konsoliduar pavarësia, sovraniteti dhe integriteti teritorial i Republikës së Kosovës, me qëllim të antarsimit në BE dhe Kombet e Bashkuara. Serbisë diktatoriale duhet ti ndalet turri përgjithëmonë duke e ulur në vendin që e meriton si agresore, shoveniste, antishqiptare, antievropiane, antiamerikane dhe antinjerzore.

Serbia dhe i ashtuquajturi “Minishengen”

Serbia është shtet terrorist dhe agresiv, ishte shkaktare dhe humbëse e katër luftave tragjike, të padrejta dhe mizore. Ka qenë dhe është e sëmura e Evropës, e stërngarkuar nga urrejtja për shqiptarët dhe kombet tjera rreth saj. Ende jeton me mitet e së kaluarës së errët dhe ka nevojë për shkundje dhe shërim.

Ajo ishte që bëri pastrim etnik dhe gjenocid mbi shqiptarët dhe popujt tjerë të pafajshëm. Dhe ajo është sot që nuk kërkon falje për krimet e kryera. Nuk po jua këthen të pagjeturit familjeve të vuajtura shqiptare, nuk pranon as të bisedojë, e lere më ti paguaj dëmet e luftës dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shitet si shtet demokratik edhe pse është e udhëhequr nga të njejtit politikan kriminel të kohës së MIllosheviqit. Vepron hapur dhe paturp si armike e Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar. Sillet si viktimë e pafajshme, shet edhe mend për kinse mirëkuptim dhe bashkëpunim rajonal me forma mashtruese dhe iluzore si i ashtuquajturi “minishengen”.

Të gjitha këto me qëllim të avancimit të interesave hegjemoniste serbo-ruse. Fatëkeqësisht ajo gjeti përkrahje edhe te disa politikan të mjerë dhe të etur për dukje, siç është kryeministri pjellë komuniste i Shqipërisë, i cili vepron si i "nenshtruar" nga presidenti kriminel dhe filo-komunist serb.

Minishengeni është projekt serbo-rus për dominim në Ballkan dhe dalje në detin Adriatik. Është mashtrim dhe tradhëti me qëllim të shkatërrimit të Kosovës dhe tërë kombit shqiptar. Këtë e dokumentuan vetë kryeminstrat batakcinj të disa shteteve të rajonit me fotografinë e publikuar, ku Kosova është futur në kuadër të Serbisë. Vizioni i Kosovës është për hyrje në Evropë, jo në formacionet rajonale serbomadhe. Veprimet e fundit të qeverisë shqiptare mund të krahasohen me tradhëtin e madhe të komunistëve shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ja futën thikën në shpinde Kosovës, duke e ndihmuar Serbinë për ta nënshtruar popullin shqiptar në ish-Jugosllavi, me çrast shkaktuan mijëra viktima, përfshirë 4500 viktimat e masakrës famëkeqe të Tivarit.

Qeveritarët komunist dhe social komunist të Shqipërisë, duhet ta dijnë mirë se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e federatës serbo-sllave, kurrë, sepse duhet kaluar mbi trupat e shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, kështjella të pamposhtura të rezistencës shqiptare.

Pas dështimeve të tyre të shumta, ata e kanë më mirë të merren me problemet e veta se sa të na shesin internacionalizmin antishqiptar. Duhet shpresuar dhe besuar se si në Kosovë, edhe në Shqipëri, popullit shqiptar, se është ai që do të sjellë ndryshimet e nevojshme në zgjedhjet e ardhëshme demokratike.

Amerika, Evropa dhe qëndrimet për Kosovën

Amerika është vend i bekuar, vendi i mundësive, simbol i lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.Është krijuar nga njerëz guximtarë dhe trima që nuk deshën t’ju përulen sundimeve të errëta të kohës.

Është shtet i fortë ekonomik dhe ushtarak, garantuese e sigurisë dhe stabilitetit botërorë.

Kuptohet se nukë është pa të meta, por ato luftohen në mënyrë të përherëshme.

Amerika është shpëtimtare dhe mbrojtëse e të drejtave nacionale dhe njerëzore të kombit shqiptar.

Populli shqiptar e don Ameriken me zemër dhe pa hile si asnji komb tjetër në botë.

Me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë ne vitin 1999 te udhëhequra nga Amerika, besoj se Kosova dhe mbarë kombi shqiptar kan hyrë në interesat strategjike amerikane.

Amerika investoi shumë në lirinë, pavarësinë dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës.

Por, është e zënë me punë dhe probleme të shumta më të rëndësishme se sa çështja shqiptare.

Nuk ka kohë të merret me neve në mënyrë të pafund.

Popullin shqiptar e ka dhe e konsideron mik dhe aleat por Amerika nuk i ka në qejf aleatët e paaftë.

Nuk preferon që të jemi servil dhe të dëgjueshëm.Don që të jemi të fortë, të organizuar, te dijmë çfarë kërkojmë dhe të punojmë me përkushtim për ti arritur qëllimet tona të drejta.

Kërkon nga politikanët e Kosovës të bisedojnë me Serbinë, por jo të bëjnë lëshime në lirinë dhe pavarësinë e vendit. Përfaqësuesit amerikan nuk bën dhe nuk ka nevojë të kundërshtohen. Me respekt të madh, ata duhet prezentuar me argumente të vërteta, të drejta dhe të arësyetuara mirë.

Bisedimet me Sërbinë mund të spjegohen, arësyetohen dhe argumentohen duke i krahasuar me bisedimet e Amerikës me Iranin.

Irani është shtet diktatorial që synon shkatërrimin e shtetit të Izraelit, kontrollin e Lindjes së Mesme, gjë që e destabilizon atë dhe mbarë Botën. Serbia është shtet shovenist diktatorial që synon shkatërrimin e Kosovës, kontrollin e Ballkanit, gjë që e destabilizon atë dhe mbarë Evropën.

Të dyja mike të Rusisë me aspirata të theksuara hegjemoniste.

Dallimi i vetëm, shumë i rrezikshëm për ne është se Serbia është kopile, ledhatuese, mashtruese që tenton ta përfiton Evropën dhe Amerikën. Irani është armik dhe e urren Amerikën njësoj si Serbia, Kosovën, dhe mbarë kombin shqiptar.

Kushti kryesor për bisedime me Iranin është heqja dorë nga armët nukleare ndërsa me Sërbinë njohja e pavarësisë së Kosovës.

Si Irani, ashtu edhe Serbia e kupton dhe respekton vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë ndërkombëtar. Njësoj si Amerika ndaj Iranit, Kosova duhet ti forcon dhe shton sankcionet ekonomike ndaj Serbisë, të kërkon edhe nga miqët e vet ta bëjnë të njëjten gjë.

Dihet se Kosova nuk e ka forcën e Amerikës, por në rrethana të sodit, nëse populli shqiptar është unik dhe reagon si komb, ka forcë të mjaftueshme për ta mundur Serbinë. E drejta është në anën tonë.

Është gabim të hiqen apo suspendohen tarifat, përderi sa Serbia nuk ndalon sjelljet armiqësore dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka për çka të bisedohet me kundërshtarin kur nuk të njeh as për njeri. Nga bisedimet e deritashme me Sërbinë, politikanët e Kosovës nuk fituan asgjë, humbën me turp dhe dolën me faqe të zezë. Nëse vazhdohet kështu, problemi i Kosovës me Serbinë nuk do të zgjidhet kurrë.

Kjo është në kundërshtim edhe me interesat e Evropës dhe Amerikës.

Qeveria e re nuk guxon ta bëjë të njëjtin gabim. Reciprociteti është parimisht gjë e mirë dhe logjike por duhet planifikuar mirë kurë dhe si mund të realizohet. Së pari duhet insistuar me ngulm dhe vendosmëri në reciprocitet për njohje të dyanshme. Pastaj, mund të bisedohet për reciprocitete ekonomike dhe të tjera.

Vendimet historike të ish-kryeminstrit Haradinaj për sankcione dhe kundërshtim energjik të ndarjes së Kosovës janë të drejta, të qëlluara dhe me rëndësi jetike për Kosovën. Gëzojnë përkrahje të madhe në popull, sidomos te mërgata shqiptare anekënd botës.

Ata politikan dhe analist naiv që trumbetojnë se këto qëndrime janë faktor vetizolimi të Kosovës duhet të na tregojnë me fakte se sa e “paizoluar’ ishte Kosova para marrjes së këtyre vendimeve.

Thënë haptas dhe me dhimbje, arsyeja pse Amerika dhe Evropa kërkojnë të hiqen tarifat pakushte është sepse shumica e politikanëve tanë ishin të dobët, të dëgjueshëm, të përçarë, të pavendosur dhe jokompetent, për gjynah të zotit apo si thotë populli “qyqana”.

Politikanët amerikan dhe evropian janë pragmatik, dëshirojnë të bëjnë zgjidhje sa më të shpejt dhe sa më të lehtë të konfliktit shqiptaro-serb. Nuk duhet mençuri e madhe për të kuptuar se është më lehtë dhe më logjike për t’ju bërë presion “qyqanave” shqiptar se sa kokëfortëve serb që nuk lëshojnë pe për asgjë. Tashti erdhi koha për të vepruar ndryshe, detyrë e qeverisë së re të shpresës.

Amerika nuk heq dorë lehtë nga Kosova. Pa Amerikën nuk ka bisedime, nuk ka zgjidhje dhe nuk ka ardhëmeri të popullit shqiptar. Edhe kur ka mospajtime ekzistojnë mënyra legjitime veprimi me respekt dhe vendosmëri si në trojet tona ashtu edhe në Washington për ta siguruar përkrahjen e vazhdueshme amerikane.

Me forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, krijohen kushtet që të sigurohen të drejtat njerëzore, humanitare, politike dhe kombëtare për të gjithë vëllazërit shqiptar që jetojnë në trojet e veta etnike në Kosovën Lindore, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Greqi.

Gëzuar pavarësia e vërtetë e Kosovës kombi shqiptar!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro Amerikane dhe Këshillit të Vatrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat