New York-u, është duke u përgatitur të hyjë në fazën 1 të rihapjes së tij të hënën - Bota Sot
New York-u, është duke u përgatitur të hyjë në fazën 1 të rihapjes së tij të hënën

Amerika

New York-u, është duke u përgatitur të hyjë në fazën 1 të rihapjes së tij të hënën

Nga: Beqir Sina Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:31
New York

Më në fund, disa lajme të shkëlqyera nga New York - Dita e parë pa vdekje nga Covid-19!

NEW YORK CITY - New York City është duke u përgatitur të hyjë në fazën 1 të rihapjes së tij të hënën, rajonin përfundimtar në shtet, pasi Big Apple përfundimisht fillon të dalë nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkohë, që edhe testimi celular gjithashtu do të fillojë të hënën, tha kryebashkiaku Bill de Blasio, duke kujtuar banorët se të gjitha testet janë falas dhe rekomandohet për të gjithë.

Për hapjen e qyteti të hënën të tre treguesit e qytetit ishin nën pragjet e lejueshme, por shtrimet në spital gati u dyfishuan në pjesën e popullsisë mbi '80 vjeç. De Blasio tha që nga të testuarit deri tani vetëm 4% e njerëzve që ishin testuar ishin pozitivë për COVID-19.

Kurse, për dallim nga ditët e mëparshme, protestat kundër vdekjes së George Floydit ishin kryesisht paqësore në Shtetet e Bashkuara të enjten dhe të premten në mbrëmje, përfshirë ato në qytetin e Nju Jorkut, që zgjatën përtej orës tetë të mbrëmjes, koha kur hyri në fuqi masa e ndalim-qarkullimit.

Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, i cili përgjatë gjithë karantinës, në distriktin e tij, ka qenë në ndihmë të komuniteteve me asistencë sociale - për situatën nga koronavirusi në këtë qytet, ku nuk mbeten pa u prekur dhe shqiptarët, mbrëm lëshoi një deklerat në ubsajtin e tij zyrtar, ku ai thoshte se shpresonte që njujorkezët dhe familjet e tyre të vazhdojn të qëndrojn mire, edhe gjatë kësaj kohe, dhe mos të harrojn si thotë ai, se ne të gjithë së bashku jemi duke ja dalë në këtë pandemi.

Po ashtu zoti Gjonaj, në cicërimin e tij në Twetter ka folur edhe për protestat kundër vdekjes së George Floydit në SHBA, dhe qytetin e Nju Jorkut.

“Si qytet dhe komb, ne kurrë nuk do të përputhemi me idealet në të cilat u themelua vendi ynë, derisa të gjithëve t'u jepet një mundësi e barabartë për të jetuar në mënyrë të sigurt dhe deri në fuqinë e dhënë nga Zoti. Për ta arritur këtë, të gjithë duhet të marrin një rol aktiv në realizimin e drejtësisë. Kjo nuk është vetëm barra e atyre që janë të detyruar të jetojnë me padrejtësi”, thotë Gjonaj, ndërkohë që lutet : “ Zemra e pikëlluar dhe mendimet e mia janë me familjen Floyd për humbjen e tyre. Dhe lutjet e mia janë për një kombi të madh që ka nevojë për shërim gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë”.

 

Ndërkohë, që New York City është duke u përgatitur të hyjë në fazën 1 të rihapjes së tij të hënën, pasi qyteti përfundimisht fillon të dalë nga pandemia e koronavirusit, më në fund, disa lajme të shkëlqyera erdhën dje nga New York-u – Qyteti i drobitur jashtë mase për mbi 90 ditë, dje e premte 5 Qershor 2020, shënojë edhe Ditën e pare, pa vdekje të reja nga Covid-19!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, zoti Mark Gjonaj, për këtë lajm të mirë, thotë se “ Ndërsa ecim përpara dhe ndërsa rimëkëmbja është ende e gjatë, NYC, shënoi një pikë kthese të madhe në betejën kundër pandemisë koronavirus pa vdekje të konfirmuar për herë të parë që nga 12 Marsi. Le ta vazhdojmë!”

“Ndërsa NYC përgatitet të rihapet, unë jam krenar të bashkë-sponsorizoj Intro 1957, Bill Dining Outdoor që do të ndihmojë restorantet, dhe sektorët e tjer tregtarë dhe lagjet të ringjallen duke përdorur hapësirat e trotuarëve për restorante lokale, duke ruajtur distancimin shoqëror gjatë kësaj pandemie,” thotë ai .

Në fund po ashtu shqiptaro-amerikani anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Qarku-13 në Bronx, thotë se dritën e ngjarjeve të fundit, si një zyrtar i zgjedhur, unë jam i përkushtuar të vazhdoj të luftoj pabarazitë dhe të avokoj për çështje imperative në emër të të gjithë zgjedhësve të mi në partneritet me drejtuesit e komunitetit. Nuk ka vend për racizëm, urrejtje ose dhunë në komunitetet tona!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat