Mediat, Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Amerika

Mediat, Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:02
Engel Engel

Demokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane, citon VOA. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta "New York Times" dhe "Associated Press".

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat