Amerika mund të ballafaqohet me probleme dimenzionale

Amerika

Amerika mund të ballafaqohet me probleme dimenzionale

Nga: Luz Tomaj Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:55
Luz Tomaj

Vetëm i çmenduri apo i marri nuk ndryshon. Një fjalë e moçme thotë se një budallë e gjuan gurin në ujë ndërsa njëqind të mençur nuk mund e gjejnë.

Shpesh herë më ndodhë që zhvillimi I ngjarjeve, negative apo pozitive e konfirmojnë bindjen që e kam shprehë. Gjatë fushatës zgjedhore, me 2016, bisedoja me të paren e qytetit. Zonja i përket Partisë republikane. Më pyeti, në mënyrë shoqërore se, a kam vendos për kenë do votoj. Shkurtazi, i thash për asnjërin. Për kandidatin Trump, më duket se është pak I çmendur dhe i pa kulturë dhe nuk mund ta votoj. Më befasoi dhe shprehi qeshje të pandalshme dhe tha – ai nuk është pak por apsulotisht i çmendur. Zonja tani është në pension por, para ca kohe u takuam dhe ma përkujtoi atë bisedë.

Në anen tjetër, diku para dy viteve, e urova shokun, Senatorin e shtetit tim për rizgjedhje. Që atëherë, zotrija, përveç tjerash, më tha se, ishte përpjek dhe do përpiqet të bashkëpunoi me Kryetarin Trump por, nuk shpreson në atë mundësi.

Nuk e them vetëm unë se Amerika është në një mënyrë djepi i kulturës dhe veçanërisht I demokracisë. Kjo çka tani ndodhë, i tejkalon të gjith kufijtë. Shtëpia e përfaqësuesve, për her të dytë votoi për largimin e Kryetarit, të cilit, për 4-5 dit edhe ashtu i skadon mandati. Gjatë votimit bile votuan edhe së paku 10 anëtarë republikan.

Para ca ditësh ndodhi një sulm me përmasa në kryeqendër të Amerikës. Mjerisht, me rastin e largimit të z. Trump, flitet për mundësi të eskalimit të turbullinave. Vërejta se në Uashington janë koncentruar jo më pak se 25.000 trupa të njësive speciale ushtarake. E kontaktova z.Senator dhe, nuk e përjashton mundësin e problemeve të reja. Preferohen masa të jashtëzakonshme në të gjitha 50 shtetet.

Amerika është shteti më i fuqishëm në botë. Megjithatë, kur në krye të shtetit vjen një person, të cilit i mungon njohuria për shtetin, i mungon kultura e përgjithshme dhe ajo politike, krijon përçarje në popull, prandaj edhe në shtetin më të fuqishëm, ndodhin probleme me përmasa të mëdha.

Personalisht, mbaj bindjen se, në kohen e fundit, anëtarët e familjes, në veçanti vajza e tij me bashkëshortin kanë ndikuar në korrigjimin e kokës së z. Trump.

Të shpresojmë që ky shtet I bekuar ta kalon edhe këtë situatë të vështirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat