Teksasi shpalli 7 Nëntorin si “Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit”

Amerika

Teksasi shpalli 7 Nëntorin si “Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit”

Nga: Beqir SINA – New York Më: 29 maj 2021 Në ora: 06:22
Teksasi shpalli 7 Nëntorin si “Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit”

Organizata “Viktimat e Komunizmit”, përshëndet legjislaturën e Teksasit, për kalimin e legjislacionit, për përkujtimin e viktimave të komunizmit - Dr. Elida Dakoli, dha një dëshmi të fuqishme përpara Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit në rrëfimin e përvojave tragjike të familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë

Legjislatura e Shtetit të Teksasit(The Texas State Legislature), ka votuar për të caktuar 7 Nëntorin si "Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit" në përkujtim dhe nderim të atyre që kanë vdekur dhe vuajtur nën regjimet komuniste, në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, komuniste.

Presidenti dhe CEO i Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit (VOC), Ambasadori Andrew Bremberg, së bashku me Bordin e Administrimit të VOC, vlerësuan Legjislaturën e Teksasit për miratimin e kësaj bille, të rëndësishëm përkujtuese të viktimave të komunizmit.

“Përcaktimi i Legjislaturës së Shtetit të Teksasit për Ditën Përkujtimore të VOC është një sukses i madh i Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit (VOC) . Ne shpresojmë që edhe më shumë shtete të tjera federale, dhe shtete të tjera nga e gjithë bota, ta njohin këtë ditë të rëndësishme, duke e bërë Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit" ”tha ambasadori Bremberg.

Këtë muaj duke kaluar Rezolutën H.B. 1057, e udhëhequr në Dhomën e Përfaqësuesve, ligjvënësi Tom Oliverson dhe në Senat nga Senatori Brandon Creighton, Texas u bë shteti i katërt që njohu zyrtarisht 7 nëntorin si "Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit" për të dëshmuar respekt e nderim për ata që kanë vdekur dhe vuajtur nën regjimet komuniste .

Guvernatori i shtetit Teksas, zoti Greg Abbott pritet të nënshkruajë billë, këto ditë.

Deri më sot, Alabama, Utah, Virginia dhe tani Texas kanë miratuar rezoluta për të njohur zyrtarisht 7 nëntorin si "Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit". Nëntë të tjerë - Arizona, Arkansas, Florida, Idaho, Illinois, Misuri, New Jersey, Pennsylvania dhe Carolina e Jugut - po lëvizin për të bërë të njëjtën gjë, Brenda disa muajve.

“Dita Përkujtimore e VOC, është krijuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullit Amerikan - dhe të botës - në lidhje me kërcënimet e vërteta ndaj lirisë me të cilat përballemi tani, dhe krimet e kryera nga regjimet komuniste në shekullin e 20-të dhe që vazhdojnë edhe sot në vende të tilla si Kina, Kuba , Laosi, Koreja e Veriut, Venezuela dhe Vietnami” thotë Presidenti dhe CEO i Fondacionit Memoriali i Viktimave të Komunizmit (VOC), Ambasadori Andrew Bremberg.

Ai po ashtu thekson se : “7 Nëntori u zgjodh si Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit për të shënuar ditën në 1917 kur Bolshevikët morën pushtetin në Rusi, e cila çoi në krijimin e qeverisë së parë komuniste në botë. Më 7 nëntor, ne kujtojmë ata që kanë vuajtur dhe kanë vdekur nga duart e regjimeve komuniste në të kaluarën, dhe rinovojmë angazhimin tonë për të dalë në krahë për të gjithë ata që po luftojnë, edhe sot për liri”.

Ligjvënësi i shtetit (Teksas), Tom Oliverson, pohojë se "më shumë se 100 milion njerëz të pafajshëm janë vrarë nga regjimet komuniste që nga krijimi i regjimit të parë komunist më 7 nëntor 1917 në Rusi. Kjo është humbja më e madhe e jetës njerëzore të çdo ngjarjeje në historinë njerëzore dhe nuk duhet të harrojmë tmerret e komunizmit. Ashtu si përkujtimet e Holokaustit na kujtojnë që kurrë më të mos ndalemi kundrejt brutalitetit e fashizmit. Ngaqë ashtu, ky memorial - Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit, shërben si një kujtesë kthjelluese e premtimeve boshe të komunistëve, kudo që ndodhen(kudo që erdhën në pushtet – 30 vjet më parë), duke lënë trashëgiminë e tyre brutale, kundrejt vuajtjeve njerëzore që ata bënë ".

Anëtarja e Këshillit Këshillimor të VOC dhe banorja e Teksasit, Dr. Elida Dakoli dha një dëshmi të fuqishme përpara Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit në rrëfimin e përvojave tragjike të familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë.

«Kur gjyshi im refuzoi t'ia dorëzonte pasurinë partisë komuniste, ai u burgos, shtëpitë e tij u shkatërruan dhe gjyshja ime dhe katër fëmijët e saj të vegjël të moshës 1-12 vjeç - përfshirë babanë tim - u hodhën në rrugë pa asgjë . Vëllai i saj mori me guxim gjyshen time dhe fëmijët, e u arratisën, por gjyshi im u vra në burg. Ende nuk e dimë se ku është varri i tij. Përndjekja e anëtarëve të familjes sime vazhdoi për katër breza në Shqipëri. "

“Memoriali i Viktimave të Komunizmit, është ngritur për të kujtuar një botë të harruar të të gjitha të këqijave të komunizmit, nëpër botë , të përkujtojë mbi 100 milion viktima - së fundmi edhe ato në Hong Kong - dhe për të paralajmëruar njerëzit e botës së lirë për kërcënimet në rritje të regjimeve komuniste, që po “ngrenë” krye në disa vende ish komuniste në Europën juglindore,” thotë Presidenti dhe CEO i Fondacionit Memoriali i Viktimave të Komunizmit (VOC), Ambasadori Andrew Bremberg.

“Falë miqve dhe mbështetësve të angazhuar të VOC-së që inkurajojnë vendosjen e 7 nëntorit si dita nderimit dhe e respektimit të Ditës Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit, ne nxisim më shumë shtete të ndjekin shembullin e Legjislaturës së Teksasit.

Memoriali i Viktimave të Komunizmit, bënë me dije se nëse jeni të interesuar të mbështesni një iniciativë të ngjashme në shtetin tuaj, ju lutemi kontaktoni me ligjvënësit e shtetit tuaj.

Image
Teksasi shpalli 7 Nëntorin si “Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat