Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) mbajti takim me Gjeneral Majorin Orr nga Garda Nacionale e Ajovas

Amerika

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) mbajti takim me Gjeneral Majorin Orr nga Garda Nacionale e Ajovas

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:47
Pamje nga takimi

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) mbajti një takim të ngrohtë me Gjeneral Majorin Orr (i pensionuar) nga Garda Nacionale e Ajovas (Iowa).

Gjenerali Orr është i njohur si themelues i Programit për Partneritet dhe relacionit të veçantë që Kosova ka me shtetin e Ajovas si rezultat i këtij partneriteti.

Gjenerali Orr njoftoi KPA-në mbi procesin që ka derguar tek ky partneritet, bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ajovas, e cila e ka vijëzuar transformimin e FSK-së, dhe mbi përpjekjet që të inkuadrohen rekrutë të rinjë nga Kosova në këtë Gardë.  Ai poashtu njoftoi KPA-në mbi mundësitë e dalluara për partneritete ekonomike me Ajovan, dhe potencialin për bashkëpunim më të gjerë për bizneset nga Kosova si dhe të tilla shqiptaro-amerikane.

KPA pyeti Gjeneralin Orr rreth aspiratave të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe misionet paqësore të FSK-së.  Gjenerali Orr theksoi se tërë ajo që është bërë në transformimin e FSK-së, bashkëpunimi në vazhdimësi me ushtrinë e SHBA-ve dhe atë të shteteve aleate, si dhe misionet paqësore të FSK-së, janë të gjitha dëshmi të shkathtësisë ushtarake, profesionalizmit, dhe gadishmërisë për t'u bërë pjesë e NATO-s.

KPA dhe Gjenerali Orr u përkushtuan që të vazhdojnë promovimin e relacionit të veçantë mes Kosovës dhe Ajovas, si dhe me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan, për të shtyrë para dhe pasuruar interesat dhe vlerat e ndara mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat