SHBA/Michigan, Kisha Katolike shqiptaro- amerikane, organizon mbrëmjet festive Festivali “Mirësevini në Shqiptari”

Amerika

SHBA/Michigan, Kisha Katolike shqiptaro- amerikane, organizon mbrëmjet festive Festivali “Mirësevini në Shqiptari”

Nga: Beqir SINA – New York Më: 27 qershor 2021 Në ora: 16:07
Beqir SINA – New York

Don Fred Kalaj: “Ne jemi të gëzueshem të njoftojmë se Festivali Vjetor Shqiptar është kthyer! Bashkohuni me ne 2, 3 dhe 4 korrik për ta mbajtur gjallë këtë traditë.Tani më shumë se kurrë është koha të mbështesni komunitetin dhe kulturën TUAJ”.

Rochester Hills - Michigan :   Kisha Katolike shqiptaro- amerikane e Shën Palit në Rochester Hills, Michigan për tre ditë me radhë në kuadrin e manisfestive me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA, në datat 2-4 korrik 2021 organizon “Festivalin Mirësevini në Shqiptari”, njofton Televizioni i Shqiptarve të Amerikës ALBTVUSA, në Detroit.

Festivali i titulluar “Mirësevini në Shqiptari”, është aktivitet i përvitshëm, i cili zhvillohet në tendën e festivalit, ku Kisha dhe oborri i madh i saj zbukurohen i gjithë me simbolet dhe flamuj shqiptar dhe ato amerikan.

Festivali, simbas traditës hapet me Paradën Shqiptare, parakalimin e pjesëmarrësve me veshjet kombëtare, dhe flamurin e madh kuq e zi, ndërkohë në çdo mjedis do të promovojë kulturën, identitetin dhe vlerat shqiptare përmes artikujve e suveniereve me simbolet tona kombëtare, ushqimet e kuzhinës shqiptare, këngëve dhe valleve tradicionale nga të gjitha trevat. 

Ky është një festival tradicional që Kisha Katolike shqiptaro- amerikane e Shën Palit në Rochester Hills, në kujdesin e meshtarve të saj, e organiznon atë duke mbledhur qindra vetë për disa dekada në mjediste e kësaj kishe për çdo mbremje nga 2 deri më 4 Korrik.

“Muzikantë, dhe këngëtar të komunitetit për tre netë me radhë, tha televizioni i Shqiptarve të Amerikës, dotë “kallin” atmosferën festive shqiptare, dhe rikthejnë me këtë rast gëzimin mbarë kombëtar në këtë komunitet, mbas një viti të vështirë të pandemisë së Covid-19. DJ Luciano, dhe Enis Tershana, këngëtari i këtij komuniteti Fran Lucaj, dhe “Malësori” së bashku me të ftuar special do të këndojnë dhe performojnë me muzikë dhe valle shqip, për tre ditë me radhë në Festivalin Mbarëkombëtar “Mirësevini në Shqiptari”, organizuar nga Kisha Katolike shqiptaro- amerikane e Shën Palit në Rochester Hills, Michigan” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat