Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, u takua me Ekrem Bardhen ne Detroit, filantropist dhe biznesmen i njohur shqiptar

Amerika

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, u takua me Ekrem Bardhen ne Detroit, filantropist dhe biznesmen i njohur shqiptar

Nga: B.S Më: 5 korrik 2021 Në ora: 00:19
Foto nga takimi

Në kuadër të takimeve me veprimtar të njohur të komunitetit shqiptar në SHBA, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ndërsa vizitonte komunitetin shqiptar në Detroit, shkruan në statusin e tij në Facebook, se takoj edhe një ndër veprimtaret më të njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara, zotërin Ekrem Bardha .

"Gjatë qëndrimit në Michigan, kisha nder dhe kënaqësi të jem mysafir i Z.Ekrem Bardha, filantropit dhe biznesmenit të njohur shqiptar" shkruan kryekumanri i Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Po ashtu Gjeloshaj thote se z..Bardha tani është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si një nga shqiptarët më të suksesshme në Amerikë.

Gjatë takimit, simbas tij eshte diskutuar hapur per shumë çështje të rëndësishme politike për shqiptarë në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe kudo që jetojmë e veprojmë si komb.

"Unë e falenderova z.Bardha, për mikpritjen vëllazërore, duke e ftuar që të jetë mysafir në komunën e Tuzit" shkruan Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat