Gazeta amerikane New York Herald ka botuar dokumente të rralla që flasin mbi numrin e shqiptarëve në Amerikë

Amerika

Gazeta amerikane New York Herald ka botuar dokumente të rralla që flasin mbi numrin e shqiptarëve në Amerikë

Nga: Beqir SINA - Ellis Island New York Më: 11 korrik 2021 Në ora: 18:35
Gazeta amerikane New York Herald

ELLIS ISLAND NEW YORK: Një shkrim të saj, New York Herald – njëra prej gazetave më mëdha në Shtetet e Bashkuara, kryeqendrës së emigrantëve të asaj kohe, New Yorkut, me anë të një shkrimi – tregon se si “luftonin” atëhere emigrantët e parë shqiptarë të paktë në numbër, me emigrantët e shumtë në numbër, nga Greqia në Amerikë.

Përplasjet, simbas këtij shkrimi të gazetës më të shitur dhe më të lexuar të kohës, New York Herald – ishin rreth asaj mbi numbërin e emigrantëve shqiptarë, që po vinin aso kohë në Amerikë, për një jetë më të mirë, sidomos para Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët, nga Jugu i Shqipërisë, më së shumëti ia mësyn “Tokës së Premtuar”.

Nuk ishte kjo ndonjë përplasje verbale, por një përplasje mediatike dhe në disatancë, ku emingrantët, shqiptarë nxirrnin në pahë simbas tyre numbërin e shqiptarëve, që sapo kishin mbrritur, atëhere në Amerikë, kryesishtë me anije që u merrte më shumë se një muaj për të ardhur në Amerikë.

Grekërit, që e kishin ardhur më parë se Shqiptarët, dhe e “kishin gjetur Amerikën”, paksa më parë se shqiptarët, me të gjitha mënyrat bënin përpjekjet e tyre, për t’a ulur sa më shumë numërin e shqiptarëve, duke shfrytëzuar shtypin amerikan të asaj kohe.

Madje qysh në atë kohë, emigrantët grek, të nxitur edhe nga qarqet shoviniste, në Greqi, kërkonin me anë të propogandës së kohës aneksimin e Jugut të Shqipërisë, duke e ulur numërin e emigrantëve shqiptarëve, dhe shtuar numërin e emigrantëve Grek në Amerikë.

Mbasi, simbas tyre, thuhet se Lobi grek, i cili është i pari i krijuar në SHBA, pretendonin se të gjithë emigrantët, që vinin në Amerikë, dhe ishin me prejardhje nga zonat e Jugut të Shqipërisë, ishin Vorio – Epiriot, dhe ata duhej të regjistroheshin si Grek.

Kështu, ata jo vetëm që po minimizonin në mënyrë të tmerrshme numërin e emigrantëve shqiptarë, në Amerikë, por ata hapnin edhe orekset e tyre të vjetra për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, me atë që edhe sot ata pretendojnë se është Vorio Epirë.

Më 1 prill 1919 gazeta tribunë në SHBA, New York Herald, gazeta e New Yorkut, thuhet se do të postonte një telegram të atdhetarit korçar Kol Tromara shkruar nga Bostoni dhe i drejtohej Mehmet Konices në Paris gjatë zhvillimeve të Konferencës së Paqes, në emër komunitetit Shqipëtaro Amerkan, të asaj kohe, ku i tregonte disa Fakte historike nga: Diaspora e vjetër Shqipëtaro – Amerikane, e cila ishte atëhere si një “bebe” e vogël, për nga numbëri, krahasur me diasporën greke, të cilin kishin krijuar edhe Lobin Grek , dhe Diasporën greke në SHBA.

Në vitin 1910, grëkëri e Amerikës, pretendonin se numbëri i shqiptarëve që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara, nuk i kalonte simbas tyre të 2235, dhe këta asnjeri nuk kishte marrë gratë e tyre me vete , për tu “shtuar”, simbas tyre.

Çka nuk u jepte përparsi atyre të “shtoheshin” duke rritur numbërin e tyre, në Grubet, siç thirrje atëhere emigrimi i shqiptarëve.

Por, Shoqata Vatra, e sapo krijuar, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e po rritej, në regjistrimin e sajë më vonë, shkroi në New York Herald se në Amerikë, kishte ne vitet 1919 rreth 70.000 Shqipëtar, grubetaqar, që kishin hyrë në Amerikë, me anije nga Bostoni dhe New Yorku.

Aty theksohej se megjithëse një numër i madh prej tyre kishin hyrë me pashaporta të shteteve si Greqia dhe Turqia, por ishin shqiptarë që flisnin vetëm Shqip, gjuhën e nënës, por ishin regjistrur si grek apo turq për çështje të dokumentave të emigrimit, mbasi shteti Shqiptarë, ende nuk ishte profilizuar si Greqia dhe Turqia.

Një fakt si shkruan New York Herald, në atë periudhë, si shtetas turq për periudhën 1912-1919 ishin regjistruar 5188 shqiptarë, që flisnin vetëm shqip, dhe nuk dinin gjuhë tjetër.

Vatra, shkrunate në New York Herald duke i bërë me dije popullit Amerikan, se gjithashtu prej masakrave greke ne Jug të Shqipërisë, në vitet 1912-1914 deri në 1918 kishte, një numbër të madh Shqipëtarësh, të cilët po iknin për t’i shpëtuar dhunës së shtetit të athershëm Grek, kundër shqipëtarëve, në orekset e tyre shoviniste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Ishte koha kur në Paris zhvillonte punimet Konferenca e Paqes dhe shqipetarët e Amerikës bënë përpjekje titanike për mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe ruajtjen e territoreve Shqipëtare, nga fqinjë grabitqarë,

ku….në rrezikë ishin qytetet e Jugut të Shqipërisë, për t’u gllabëruar nga shteti fqinjë grek, sidomos Korça, Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, dhe Saranda dhe që ishin në luftë për jet a vdekje, se kujt do t’i takonin Shqipëtareve a grekëve !

Në një editorial të saj New York Herald i përgjigjet lexuesve të saj, se “Ne jemi të akuzuar, se me një shkrim me autorë Lobin grek në Amerikë, për përpjekje për të minimizuar numrin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara,” kemi disinformuar opoininin Amerikan, pra lexuesin e shumtë të gazetës New York Herald.

Andaj jemi të “detyruar” të botojmë shkruan New York Herald , edhe fatktet e dërguar në atë kohë nga Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, e cila prtendonë , gjithmonë simbas saj :”Në të gjitha memorandumet e saj të cilat kanë ardhur në vëmendjen tonë, thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është nga 60.000 në 70.000”.

Ata shkruan kjo gazetë, kanë një dokument nga zotëri Cosat Chekrezi, redaktor i librit “Shqipëria”, i cili thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është mbi 40.000 qysh në 1914-tën.

Z. Chekrezi, ishte në atë kohë një oficer ekzekutiv i Federatës së Shqiptare Vatra në Amerikë, shkruan New York Herald.

Mirëpo, diaspora greke , i është kundërpërgjigjur me një shkrim tjetër, ku ata pretendojnë se shifrat e dhëna nga Federata Shqiptare Vatra, si dhe nga z Cherkezi, janë të ekzagjeruar së bashku, simbas tyre, në bazë deklaratën mbi informacionit zyrtar:

Madje lobi grek ka botuar në New York Herald një “Census” Regjistrimi i 1910, në deklarimin e numrit të të huajve në vend, i cili jep vetëm 2235, shqiptarë. Deke e pranuar edhe vetë se regjistrimi është marrë mbi bazën e dokumentave e jo mbi bazën e gjuhës amtare.

New York Herald , shkruan se ne kemi bërë studime dhe e dimë se gjuha Shqipe, është praktikisht ajo që flitet nga të gjithë Epiriotët e Veriut, të cilët përdorin “palois” gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Është, pra, jo unike që shumë Epiriots, “grekë” janë të përfshirë edhe në numbërin 2,235, dhe që raportohet të përbëjnë shtetësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910.

Regjistrimi i i emigrantëve shqiptarë simbas studimit të New York Herald , thuhet se nga Zyra e Emigracionit ka ka të dhëna të nacionalitetit shqiptar që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara, ka filluar të mbaj regjsitrim qysh nga 1910.

Kurse, Federata Vatra Shqiptare, në shkrimin e saj për New York Herald ka dërguar fakte nga një memorandumin e saj, të mbajtur në atë periudhë në shqyrtim, ku shpjegon mungesën e saktësisë, në përcaktimin e shtetësisë shqiptare në të dhënat e Byrosë Emigracionit në SHBA, në këtë mënyrë;

“Numri më i madh i emigrantëve shqiptarë erdhi në Shtetet e Bashkuara që nga pushtimi i Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë Epirin e Veriut, nga trupat greke, në vitin 1912, dhe sidomos pas vitit fatal të vitit 1914, kur arratisurit dhe refugjatët arritën në Amerikë.”

“Për më tepër, raporti i Zyrës së Emigracionit të SHBA, në të dhënat e saj nuk ka nënshtetësinë shqiptare, ( por, atë greke dhe truke) shpjegohet lehtë me faktin se autoritetet e emigracionit të listuara, në dokumentat e athershme kan qenë ende me subjektet otomane të Shqipërisë, dhe Greqisë, për të emigruar në Shtetet e Bashkuara. SHBA, nuk kishn pasur asnjë një rast, deri atëhere të njohjes së shtetit të pavarur e Shtetit Shqiptar ”

New York Herald , shkruan se :”Me fjalë të tjera, Federata Vatra Shqiptare në Amerikë, pranon se deri në vitin 1910 nuk ka pasur më shumë 2235 shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por se kemi një shtesë me 68.000, Shqiptarët, që tashmë këtu kanë hyrë në Amerikë që nga viti 1912, dhe se ata janë “të listuara si subjekte osmane e greke” por që janë shqiptarë që flasin vetëm shqip, mbasi nuk dinë gjuhë tjetër përveçse gjuhën e Nënës së tyre, prej edhe nga kan ardhur në Amerikë.

This June 20, 2014, aerial photo shows Riker's Island jail, in New York. Investigative documents obtained by The Associated Press on the 11 suicides in New York City jails over the past five years show that in at least nine cases, protocols and safeguards designed to prevent inmates from harming themselves were not followed. (AP Photo/Seth Wenig) “Lufta” mes Vatrës, dhe Lobit grek, mbi numërin e shqiptarëve në Amerikë.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat