Lobi Grek kundra Marko Kepit, frika e Çamërisë: Grekja Georgia Kontzamanis personi qe po vjedh votat e shqiptarëve ne Nju Jork!

Amerika

Lobi Grek kundra Marko Kepit, frika e Çamërisë: Grekja Georgia Kontzamanis personi qe po vjedh votat e shqiptarëve ne Nju Jork!

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 06:10
Ilustrim

Georgia  Kontzamanis, një emër jo pak i panjohur ditët e fundit në betejën politike të Asamblesë së NY për Staten Island. 

Georgia  Kontzamanis është Drejtoresha e KQZ's ne Nju Jork e cila ka provuar çdo mundësi brenda dhe jashtë ligjit që Shqiptarëve në Staten Island Nju Jork mos tj'u numërohen votat! Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kepit së bashku me politikanë të tjerë grekë- amerikan kanë bërë të mundur mohimin e numërimit të votave të 370 Shqiptarëve,  e ndërsa politikanë shqiptarë në Nju Jork po heshtin.

Georgia, është një aktiviste e Komunitetit Grek ne Nju Jork dhe nje nga Drejtueset e Paradës Greke në Manhattan ku çdo vit marshojnë me parulla "Varri Epiri" dhe propaganda te ndryshme. Një rast që vlen për t'u përmendur është kur Marko Kepi organizoi Paradën për Çamërinë në zemër të Nju-Jorkut , Georgia përdori pushtetin e saj brenda partisë së vetë asaj Republikane që Senatori Golden, t'a pushonte Kepin nga puna, nga zyra dhe ambientet e tij , ku Kepi për një kohë të gjatë ka qene pjesë e stafit të Senator Marty Golden , por ky i fundit ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëj një veprim që I kërkohej patjetër për heqjen nga puna të Kepit.

Image

Sekretarja Ekzekutive e Paradës Greke: http://www.hellenicsocieties.org/parade_committees.html

Në fushatën për Asamble që Kepi garoj kundra Michael Tannousis ajo drejtoj fushatën e Grekut kundra Kepit dhe bëri çmos që shqiptarët e sapo riregjistruar për të votuar mos të kishin të drejt vote ne "primary" qe i kushtoj Kepit rreth 800 vota.

Image

Ndërsa këtë vit qe matematikisht Kepi ka fituar, Georgia Kontzamanis ka ndaluar numërimin e 370 votave të shqiptarëve dhe KQZ i dha Kepit vetëm 7 ditë ti kontaktoj 370 shqiptare që të firmosnin formularin ku ato vërtetonin që kanë votuar dhe vota tyre t’ju numërohet. Për shkak të kohës së shkurt dhe shumë shqiptar u gjinden në pushime ekipi i Kepit siguroj 330 firma nga 370 që përsëri i siguronin Kepit fitoren me 130 vota plus.

Menaxheri i operacioneve Georgea Kontzamanis https://vote.nyc/page/commissioners-management

Image

 

KQZ e Shtetit te Nju Jorkut dha urdhrin qe çdo votë të numërohet me 15 Korrik. Kur filloj numërimi nga 156 zarfeve që u hapen 155 vota ishin të Kepit. Në atë moment KQZ lokale Staten Island ndaloj numërimin e 175 votave që kishin mbetur dhe i quajti "te pa vlefshme”. Sot kundërshtari i Kepit është vetëm 41 vota përpara që e qon këtë garë sipas ligjit në gjyq dhe në rinumërim të çdo vote nga fillimi.

E gjitha kjo loje po bëhet që të përfitoj kundërshtari demokrat që Kepi të ketë sa më pak kohë të bëjë fushat në garën gjenerale që cakton fituesin e Këshillit Bashkiak qarku 50.

Rinumërimi i votave fillon me 27 Korrik 2021 dhe seance gjyqësore fillon me 9 Gusht 2021.

Dita e votimeve gjenerale është me 2 Nëntor 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat