Përshëndes qëndrimin e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me investimet e gazit në Kosovë

Amerika

Përshëndes qëndrimin e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli lidhur me investimet e gazit në Kosovë

Nga: Uk Lushi Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:40
Artane Rizvanolli

Mediat tona kryesisht janë pa përgjegjësi dhe nuk e kanë dijen e nevojshme as ekonomike dhe as biznesore të kuptojnë këto gjëra, e ka mundësi që kanë edhe agjenda politike dhe partizane pse sulmojnë ministren dhe qeverinë.

Para një viti unë, saktësisht më 3 shtator 2020, në suitën e tij kryeminsitrore në Washington DC, në një pritje nga KM Hoti, ekonomist, e pyeta Hotin dhe ekipin e tij pasi ai na informoi për pikat e Dorëzanisë së Washingtonit, se cila do të ishte marzha e fitimit gjegjësisht premiumi për një këmbë kubike të gazit që do të kalonte nëpër tubat e Kosovës. KM Hoti tha se nuk e dinte. Dhe kjo ishte shumë shqetësuese për mua. Por atëbotë projektet e LNG-së ishin ende në fazën e diskutimeve dhe SHBA bashkë me partnerët si Izraeli dhe Greqia ishin ende në fazën e projeksioneve. Qeveria Kurti ka tjetër përgjegjësi sot dhe nuk mund merr vendime kuturu pa ditur detajet si dhe përfitimet dhe kostot për Kosovën.

Unë jam investitor në LNG dhe nuk duhet ngutur në projekte gazi si kujtojnë disa.

Mediat tona duhet të ndalojnë lojën e turpshme duke paraqitur përgjegjësinë për shtetin dhe interesat e qytetareve, pra edhe të mediave, se gjoja qeveria qenka kundër Amerikës. Ky pozicion kaq banal është shumë i ulët. Qeveria nuk është as kundër Amerikës dhe as kundër projekteve të gazit. Qeveria po vepron si duhet duke kryer "due diligence" dhe duke mos dhënë PO pa kushte dhe pa ditur se për çka po thotë PO.

E përgëzoj edhe një herë Ministren Rizvanolli dhe i kritikoj mediat joprofesionale dhe të paditura që po sulmojnë Kosovën dhe interesat e saj duke bërë politikë të ulët partiake me gjoja antiamerikanizëm.

Nuk është antiamerikanizëm të dish, por të kërkosh veprime pa dije. Mediat që mbajnë këto pozicione sulmuese janë antiamerikane,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat