Hiqet kërkesa për tu paraqitur personalisht në intervistë, për disa aplikante për viza jo-emigruese deri në fund të vitit 2022

Amerika

Hiqet kërkesa për tu paraqitur personalisht në intervistë, për disa aplikante për viza jo-emigruese deri në fund të vitit 2022

Nga: Beqir Sina Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Avokati me krebilitet të lart moral dhe profesional, Hasan Metuku, sqaron në faqen e tij zyrtare, se është hequr kërkesa per tu paraqitur personalisht në intervistë, për disa aplikante per viza jo-emigruese deri në fund të vitit 2022.

Megjithëse, edhe për konsultime falas ju mund ti drejtoheni drejtpërsëdrejti, zotit Metuku, në numërin e zyrës së tij, telefon: 212-480 4242, (Metuku Law P.C. 39 Broadway, Fl # 14, New York NY. 100026, ai ka postuar në status të përgatitur prej tij, ligjin e ri të aplikimit për viza në SHBA.

Simbas avokatit Metuku, thuhet se javës që shkoi, Sekretari i Shtetit, në konsultim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ka autorizuar oficerët konsullorë deri në fund të vitit 2022 që mund të heqin dorë nga kërkesa për intervistë personale të disa aplikantëve për viza joemigruese për punësim të përkohshëm, të cilët kanë një peticion të miratuar nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së.

Sqarimi i plotë :

Ky autorizim i ri zbatohet për punonjësit e përkohshëm që aplikojnë për viza H-1, H-3, H-4, L, O, P dhe Q të cilët plotësojnë disa kushte, duke përfshirë atë që po aplikojnë për vizë në shtetin e tyre të kombësisë ose vendbanimit.

Përveç kësaj, Sekretari i Shtetit zgjati afatin e politikave te miratuara më parë për të hequr dorë nga intervista për vizë për disa studentë, profesorë, studiues hulumtues, studiues afatshkurtër ose specialistë (kërkuesit për vizë F, M dhe akademike J) deri në fund të vitit 2022.

Një ndryshim në politikat e mëparshme është se aplikantët që kualifikohen për te mos u narre ne interviste janë dhe shtetasit ose qytetare të një vendi pjesëmarrës në VWP (Visa Waiver Program) dhe duhet të kenë udhëtuar më parë në Shtetet e Bashkuara duke përdorur një autorizim të marrë nëpërmjet ESTA për t'u kualifikuar.

Burimet konsullore dhe kufizimet e qeverive të vendeve ndryshojnë shumë, dhe çdo seksion konsullor, rishikon vazhdimisht kapacitetin e tij për të gjykuar aplikimet për viza gjatë kësaj pandemie mbarëbotërore dhe teksa trajtohen çështjet globale dhe prioritetet konkurruese.

Inkurajohen aplikantët të kontrollojnë faqen e internetit të ambasadës ose konsullatës përkatëse të SHBA për të konfirmuar nivelin e shërbimeve të ofruara aktualisht dhe për të gjetur udhëzime për aplikimin për vizë pa intervistë. Ambasadat dhe konsullatat mund të kërkojnë ende paraqitjen në intervistë, rast pas rasti dhe në varësi të kushteve lokale.

Pandemia COVID-19 rezultoi në reduktime të thella në kapacitetin e përpunimit të vizave nga Departamenti i Shtetit. Ndërsa udhëtimet globale po rimëkëmben, Departamenti po merr këto hapa të përkohshëm për të çuar më tej angazhimin e qeverise për të reduktuar në mënyrë të sigurtë dhe efikase kohën e pritjes së vizave duke ruajtur sigurinë kombëtare si prioritet.

Lista e plotë e kategorive të vizave në të cilat takimi tani mund të hiqet mund të gjendet këtu poshtë:

Kliko këtu

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat