AARP: “Njerëzit e vërtetë - Treguesit e së Vërtetës”

Amerika

AARP: “Njerëzit e vërtetë - Treguesit e së Vërtetës”

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 3 shkurt 2022 Në ora: 16:19
AARP/Magazine

New York City: Emigrantët shqiptarë Tefta Bejko dhe Bujar Alimani ndajnë historinë e tyre reale të punës së tyre për të mbështetur familjen, dhe, për të financuar filmat e tyre të vlerësuar me çmime, shkruan në këtë intervistë, të shkurtër revista AARP/Magazine në Los Angelos-California.

Ndërsa, gazetarja me këtë intervistë ka "infiltruar" në shpirtin e dy artistëve, për zbuluar edhe talentin e tyre i mrekullueshëm, duke u shprehur me shumë rezonancë tregon se: megjithëse çifti simpatik është i vendosur mes sfidave të shumta me të cilat janë përballur, prapëseprapë ata kanë ngulmuar për të përmbushë nevojat e familjes së tyre, dhe të realizojnë ëndrrat e tyre në Hollywood.

Futur si çdo artist tashkë në një adrenalinë fantastike artistike , çifti Tefta Bejko dhe Bujar Alimani - punojnë për të mbështetur familjen e tyre - dhe të financojnë filmat e tyre, ku disa prej tyre kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare.

Filmi shqiptar kanë shkruar gazetar të huaj - nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për krijimtarinë e arritjet e Bujar Alimanit : "Jo vetëm përzgjedhja në konkurrimet ndërkombëtare të filmit që është e vështirë, por edhe vlerësimi për filmin e Alimanit nuk kanë munguar".

Ato i gjen në “diamantet” e realizuar prej tij, bie fjala filmi “Delegacioni” (2018) i Bujar Alimanit është fitues Çmimit të madh” të Festivalit në Varshavë, i cili është edhe një nga çmimet më të vlerësuar në kinematografinë ndërkombëtare, për filmat shqiptar.

Në ndërkohë që edhe Filmat e tij “Amnistia” (2011), dhe “Krom” (2015) janë shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, në New York, por edhe në përzgjedhjet së Qendrës Kinematografike në Shqipëri në 2011, ku Filmi " Amnistia" i regjisorit Bujar Alimani do të përfaqësonte filmin shqiptar për “Oscar” në Hollyvood - Losa Angelos.

Në këtë intervistë Bujar Alimani dhe Tefta Bejko duke folur nga lozhat e "Kadifja e kuqe" të kinemasë, amerikane, rrëfehen me plot çiltërsi: “ Ne u diplomuam nga universiteti në Shqipëri (1992), kur Demokracia e brisht shqiptare sapo kishte filluar në vendin tonë, i cili ishte një vend i varfër, në mes të Europës, me një diktaturë e shtypje të popullit të pashembullt në të gjithë rruzullin tokësor, ku vetëm largimi i shqiptarëve ishte shpresa jonë më e mirë për një jetë të lirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat