Bankieri dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj fton shqiptarët në takim me kongresisten Elissa Slotkin

Amerika

Bankieri dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj fton shqiptarët në takim me kongresisten Elissa Slotkin

Nga: Beqir SINA - New York Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:49
Elissa Slotkin

Ju ftojmë të bashkoheni  me ne për t'u takuar me kongresmenen Elissa Slotkin! shkruan Lukaj, në një mesazh shpërndar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Tewtter dhe Instagram.

Ai bashkëngjitur me një (flayer) benë një ftesë për një takim për mbledhjen e fondeve , takim i cili thotë ai është planifikuar të mbahet në 14 Mars në Manhattan NYC “ Gramercy Park”.

“Viosa dhe unë i jemi mirënjohës Suzana Shkrelit që na prezantoi me kongresisten, të cilën shumë prej jush kohët e fundit patën rastin ta kontaktonit gjatë video-zoom që ajo organizoi me liderët e komunitetit tonë. Kjo është një ftesë, nga që do të donim që shumë prej jush të na bashkoheshin duke kontribuar  të jepni ose të ngrini çfarëdo niveli që ju fondin e fushates së saj.”

Ndërsa, Lukaj shpjegon se përfaqsuesia Slotkin po përgatitet të kandidojë në atë që mund të jetë distrikti më konkurrues i Dhomës së Përfaqësuesve të Miçiganit që përfaqëson Distriktin e 8-të të Kongresit- Miçigan . Ajo është pjesë e Komiteteve të Shërbimeve të Armatosura dhe Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe është një nga anëtarët më të rinj të Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.

Ajo ka një beground mbresëlënës dhe dëshiron të diskutojë çështje të rëndësishme për ne, komunitetin tonë dhe gjendjen aktuale në peizazhin e sotëm politik. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për komunitetin tonë që të takojë një nga anëtarët më mbresëlënëse të Kongresit që dëshiron të ndërtojë marrëdhënie me komunitetin tonë.

Kongresistja Slotkin vjen tek ne me një bilanc të arritur. Ajo sherbeu në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës pas diplomimit. Flet rrjedhshëm gjuhën arabe dhe suahili, ajo shërbeu  në Irak si analiste e CIA-s. 

Gjatë administratës së Xhorxh W. Bush, ajo punoi në administraten e Irakut për Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë presidencës së Barack Obamës, ajo punoi për Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes.

Slotkin ishte ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares së mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare nga viti 2015 deri në vitin 2017. Mund të gjeni më shumë informacion për jetën dhe shërbimin e saj KËTU.

Bankieri dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj duke ftuar shqiptarët në takim me kongresmenen Elissa Slotkin, për në 14 Mars thotë : 

“Pjesëmarrja në këtë takim për ngritjen e fondeve kërkon konfirmim paraprak të RSVP-së për qëllime sigurie dhe ndryshe nuk është e hapur për publikun.Mezi presim t'ju shohim të gjithëve dhe të bashkohemi me ju.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat