Ministri shqiptar për diasporën, Xhemail Çupi - letër “Mirënjohje” për Shoqatën “Dibra” në New York

Amerika

Ministri shqiptar për diasporën, Xhemail Çupi - letër “Mirënjohje” për Shoqatën “Dibra” në New York

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 28 mars 2022 Në ora: 17:20
Pamje nga ceremonia në Shoqatën Atdhetare “Dibra” në New York

STATEN ISLAND NY : Në mesin e muajit Mars komuniteti Dibran në kuadër të vizitës së tij disa ditore në SHBA, pati një takim me Dr.Sc Xhemail Çupi Ministër Përgjegjës për Diasporën dhe Bekim Emini Direktor peër Investime në Republiken e Maqedonisë të Veriut.

Me këtë rast komuniteti dibran pati mundësinë të takohet me Ministrin përgjegjës për diasporë, Dr.Sc. Xhemail Çupi, dhe të diskutojë për Dibrën , të paktën kështu thuhet në një njoftimin e faqes zyrtare të Shoqatës Atdhetare “Dibra” në New York.

Njoftimi po ashtu tregon se qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për të gjitha mundësitë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron per diasporën, si dhe vendosja e bashkëpunimit të gjerë dhe efektiv në të gjitha lëmit e veprimtarive shoqërore si në zhvillimin socio-ekonomik, kulturor, ashtu edhe në zhvillimin dhe promovimin potencialit njerëzor dhe mbi të gjitha ruajtjen e vlerave nacionale duke u bazuar në interes dhe besimi reciprok ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe diasporës.

Njëhereshit, ata thonë në njoftimin e shoqëruar me fotografi nga ky takim se për gjatë takimit, të pranishumit shfryëzuan mundësinë për të bërë pyetjet e tyre si dhe për të shprehur edhe shqetësimet e tyre në sfera të ndryshme.

“SHAD, falenderon ministrin Çupi si dhe Bekim Emini, Direktor për Investime në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët e panë të arsyeshme të bëjnë këtë takim informativ për komunitetin tone. Ndërsa ne si bord drejtues i Shoqatës Atdhetare Dibra, do të jemi në kontakt të vazhdueshme me Ministrin Cupi për të realizuar sa më shumë projekte të perbashkëta, në dobi të komunitetin tonë” deklaronë në njoftimin e saj Shoqata Atdhetare Dibra.

Gjithashtu, Shoqata Atdhetare DIBRA, në Staten Island New York, duke poster edhe mirënjohjen shkruan se falenderojmë ministrin Çupi që ndau "Mirënjohje" për SHAD, me motivacionin:

Letër Mirënjohjeje -

Kryetarit i Shoqatës së Komunitetit të Dibrës, në New York, z. Dashnor Miftari, për kontributin e tij dhe të Bordit Drejtues të sipërpërmendur në organizimin dhe në vënjen në jetë të projekteve të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të inkurajuar dhe ngritur më lart miqësinë dhe lidhjet e forta mes popullit Shqiptare due amerikanë. Në vazhimësi të punës dhe rrugës së më parshme të dibranëve në Amerikë, duke mos harruar rrënjët dhe trashëgiminë e tyre duke ruajtur identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën e vendit të tyre të origjinës.

Po ashtu Ministri përgjegjës për Diaporën PhD. Xhemail Çupi me të njëjtën "Mirënjohje" të kësa ministrie nderojë në takimin që pati si mysafir special në rezidencën e biznesmenit më të suksesshëm dhe më me ndikim në komunitetin Shqiptaro - Amerikan në SHBA shumë i njohur edhe në komunitetin shqiptar në SHBA, z.Selim Rusi.

Ai ka shkruar se së bashku me Drejtorin e Agjencisë për investime të huaja z. Bekim Emini gjatë vizitës në SHBA kishin nderin të jenë mysafir special në rezidencën e biznesmenit më të suksesshëm dhe më me ndikim në komunitetin Shqiptaro - Amerikan në SHBA shumë i njohur edhe në Maqedoninë e Veriut dhe komunitetin shqiptar ne SHBA, z.Selim Rusi

Me z.Rusin biseduan kryesisht për mundësitë e investimeve në sferat e ndryshme të biznesit si dhe shqyrtuan ide të reja me frymë Amerikane në lidhje me investime të mundshme në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Image
Pamje nga ceremonia

Image

Letër Mirënjohjeje
 
Image
Pamje nga ceremonia
Image
Të pranishmit në ceremoni

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat