7000 shqiptarë marrin pjesë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në parkun “Kensico Dam Plaza” në Nju Jork

Amerika

7000 shqiptarë marrin pjesë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në parkun “Kensico Dam Plaza” në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 qershor 2022 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Kensico Dam Plaza June 5, 2022 – Mbas një ndërprerje dy veçare, të pandemisë globale rreth 7000 shqiptar nga zona e Tri-Shteshit u mblodhën përsëri në piknikun më të madh të shqiptarve “Albanian Heritage Day” të dielën (5 qershor) në parkun rekreativ Kensico Dam Plaza nē Valhalla - Nju Jork 

Ky aktivitet sponsorizohet nga Qendra Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester.

Dita e Trashëgimisë Shqiptare është festivali në natyrë i traditës, kulturës, muzikës këngës e valles shqiptare , sportit dhe guzhinës shqiptare, më i madhi aktivitet i organizuar për më shumë se tre dekada nën kujdesin e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” me meshtar Dom Pjeter Popaj

Ky festival i cili rifillojë pas dy vitesh së pandemisë Covid-19,  përfshiu kuzhinën e shijshme shqiptare, tregtimin e aksesorve me ngjyrat dhe simbolet shqiptare, vepra arti dhe këngë e kërcimin e djemve e vajzave të Grupit të valleve të Qendrës “Nëna Tereze” me udhëheqëse koreografen e njohur Agjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe të gjithë pjesmarrësve.

Festivali gjatë gjithë ditës vazhdojë me performanca me muzikë tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat live nga Gerona Hyska, Edmond Nikolla, Gëzim Nika “Mjeshter i Madh” të shoqëruar në keyboard nga Dritan Papa dhe DJ Edi .

Këtë festival të madh kulturor e nderojnë me pjesmarrjen e tyre edhe politikanët të cilët e shfrytëzojnë edhe për të bërë fushat në zgjedhjet e tyre .

Ne Diten e traditave shqiptare ishte i pranishem edhe ish Keshilltari i Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj.

Mark Gjonaj - politikani i njohur shqiptar, përshëndeti duke vlerësuar festivalin “Dita e Trashëgimisë Shqiptare” i cili tha ai është festivali në natyrë i traditës duke e quajtur këtë si: “Festivalin e bashkimit të të gjithë shqiptarve, një ditë të bukur si kjo kur mbarë komuniteti shqiptar, fëmijët, të rinjë e të reja, burra e gra nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat etnike shqiptare, pa dallime fetare , krahinore dhe bindje politike, bëhen së bashku në këto aktivitete”

Ligjvënësi lokal shqiptaro-amerikan, Vedat Gashi, i cili këtë muaj ka edhe sfidën në partinë e tij si kandidatë për në Kongresin Amerikan ftojë edhe një herë  shqiptarët e kësaj zone elektorale të votojnë e mbështesin atë duke premtuar se do të jetë zëri i vërtet i shqiptarve në Kongresin amerikan.

Mbështetjen e shqiptarve e kërkojë me këtë rast nëpërmjet fjalimit të tij edhe miku i shqiptarve  Rob Astorino, ish Prefekt i Qarkut Westchester,  i cili po kandidon në këto zgjedhje për postin e Guvernatorit të Nju Jorkut nga partia Republikane.

Për çdo vjet edhe autoritetet e larta lokale të Westchesterit, përfshirë Ekzekutivin e Kontes, së  Westchester NY - dërgojnë mesazhe që e përshëndesin festivalin shqiptar “Albanian Heritage Day” dhe vlersojnë kontributin e madh të shqiptarve në SHBA.

Ekzekutivi i kontesë Westchester George Latimer shkruajti për ketë festival “Si një komunitet, Westchester County përpiqet të nxisë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar kohë të bukur me familjen dhe miqtë dhe për të trashëguar kulturën e bukur shqiptare.”

Komisionerja e Parqeve të Qarkut Westchester, Kathy O'Connor citohet të ketë thënë : "Kultura e Shqipëtare nëpërmjet këtyre aktiviteteve që organizon Kisha Katolike “Zoja Shkodrës” në bashkëorganizim me kontenë e Westchesterit - bënë atë që të gjallërohet nga ky komunitet jeta jonë përmes muzikës, kërcimit dhe aktiviteteve të shkëlqyera kulturore shqiptare për njerëzit e të gjitha moshave këtu në Kensico Dam Plaza".

Dita e Traditave Shqiptare : 

Është, veprimtaria më e madhe kulturore e shqiitarêve të Amerikës që organizohet për çdo vit nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra e saj Kulturore, që mbanë emrin e Shenjtëreshës Nënë Tereza.

“Katër dekada më parë , tha një nga veteranët e diasporës shqiptare në SHBA,  Sekretari i “Lidhjes së Prizerenit” Tomë Mrijaj njëherishit dhe bashkë themelues i këtij festivali - ai quhej “Festivali i Talenteve të Reja” por në dy dekadat e fundit, me ardhjen e shqiptarve të rinjë, në kishën tonë, Kishën “Zoja e Shkodrës” emri ju ndryshua, duke i mbetur çdo gjë traditës së cilës ne e krijuam”

Dita e Trashëgimisë Shqiptare këtë vit mblodhi mijëra shqiptarë(rreth 7 mijë)  nga zona e Trishtetshit (New York-u, New Jersey dhe Connecticut) dhe u mbajt të djelën e 5 qershorit 2022  në parkun e bukur e plot hijeshi në Kensico Dam Plaza- Westchester. 

Mjediset e gjelbërta të Parkut u hijeshuan nga ngjyrat kuq e zi të flamujëve shqiptarë krahas flamujëve amerikanë,  dhe prej kostumeve tradicionale, bluzat kuq e zi me simbolikë kombëtare, që aq hijshëm i mbanin veshur gjenerata e reja shqiptare, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ndërsa në fushën e gjelbërt grupet e sportistëve zhvilluan garat sportive në  futboll, volejboll, shah e lojëra të tjera. Finalalistve dhe fituesëve të trofeve përkatëse iu dhanë kupat e shoqeruara dhe me çertifikata nderimi.

Drejtuesi kryesor i veprimtarivë të kësaj dite,  Dita e Trashëgimisë Shqiptare ëdhtë   z. Fran Çotaj i ndihmuar nga ndihmësit e tij vullnetarë , i cili i kishte marrë të gjitha masat që veprimtaritë të zhvilloheshin normalisht dhe me frymë gare sportive. 

Për çka ai ka marrë edhe një faleminderim të posaçëm nga meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës Dom Pjetri i cili e ka falenderuar drejtuesin e ditës së traditave Fran Çota - për mirëorganizimin e Ditës së Traditave me pjesmarrjen e mijëra bashkatdhetarëve.

Po simbas traditës së këtij festivali Famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, pasi ka pranuar Proklamatën nga Westchester County, ka falenderuar, dhe i ka përshëndetur pjesmarrësit e shumtë duke i uruar ata për këtë ditë të bukur, dhe për ruajtjen e traditave kombëtare, kulturore e artistike si dhe gjuhën e bukur shqipe. 

Dom Pjetër Popaj mbasi bekojë këtë festival tha: “Jemi krenarë që sot ne shpalosim traditat tona më të bukura, të trashëguara nga të parët tanë, të cilët i kanë rujatë dhe përcjellë në shekuj këto tradita, edhe pse në kushte të vështira dhe të okupuar prej pushtuesëve. Është kënaqësi, jo vetëm që shihemi dhe takohemi me njeri-tjetrin në këtë ditë të Traditave, por kemi dhe kënaqësinë të ndjekim këngët e artistëve tanë, si dhe vallet e djemëve dhe vajzave të lindura këtu.Ata përbëjnë gjeneratën e re që nuk i harron traditat e të parëve të tyre.Nuk ka më bukur se sa t’i përcjellim këto valle të bukura tek brezat, që ata t’i çojnë më tutje. Edhe amerikanët i ndjekin me interes këto tradita të shpalosura gjatë kësaj dite.”

Më pas pistën qendrore të parkut e kanë pushtuar grupet e valltarëve të moshave të ndryshme . Ku si gjithmon dallon Grupi Rozafat, ku të vegjëlit janë shumë të pëlqyer e të duartrokitur. 

Të veshur me xhubletën tradicionale vajzat dhe djemtë me tirqe e kostumet e bukura të folklorit tonë kombëtar, këta valltar kërcejnë plot siguri vallet kombëtare.

Koreografja Angjelina Nika “Mjeshtre e Madhe” dhe përgjegjësja e grupit natyrisht që ndjehen të shpërblyera nga duartrokitjet që marrin valltaret e tyre.

Dita e Traditave Shqiptare e mbylli siparin e saj në mesnatë në Qendrën “Nënë Tereza ” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, ku vazhdoi me koncertin e artistëve dhe me ushqime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat