Federata Pan-Shqiptare "Vatra" në Amerikë, pasqyra e identitetit tonë kombëtar!

Amerika

Federata Pan-Shqiptare "Vatra" në Amerikë, pasqyra e identitetit tonë kombëtar!

Nga: Prend Ndoja Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:30
Foto nga takimi

Vatra shqiptare në Amerikë në 110 vjetorin e krijesës në sherbim të atëdheut, kombit të lashtë europian, në sherbim të promovimit të identitetit kombëtar, lobues në mbrojtjen e pavarësisë së Shqiprisë, mbështetës të secilit bashkëkombas disident ndaj komunizmit e represionit serb, luftëtarë në hapjen e zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, veprimtarë aktiv në m'vetësinë e Kosovës deri në pavarsinë e saj.

Në mbrëmjen e së dielës në një atmosferë të ngrohtë festive Federata Pan Shqiptare "Vatra" në Bronx New York, kremtoi 110 vjetorin e themelimit të saj. Veteranet e New Yorkut si gjithmonë edhe këtë ditë e treguan nivelin e lartë të zemër bardhesisë, respektit dhe mikpritjes ashtu siq ishte dikur në vatrat tona.

Madheshtisë festive ja shtoi gëzimin pjesëmarrja masive e komunitetit shqiptar në Amerikë, si dhe ardhja e vëllezërve tanë nga Shqipria dhe Kosova.

Mbi tërë hapsirën e "Vatres", kulmonte një ndjenjë gëzimi që reflektonte qysh nga pamja e parë për mes perqafimesh dhe afërsisë vellazërore.  

Me një respekt të veçantë ne veteranët e falenderuan Presidentin Ilir Meta, i cili si një Zot shtëpie i  devotshëm na solli disa dekorime për përsonalitete me kontribute të çmuara në sherbim të kombit e si punëtorë të zellëshem të Vatres.

Ndigjuam dhe mësuam nga fjalët premtuse të Krytarit të komunes së Prishtinës Perparim Rama, i cili na mbushi me shpresë për më të mirën në orentimin e prespektivat që e presin Prishtinen dhe Kosovën.

Aty në prezencën e tij fitohej një bindje se emri i tij Përparim do të bëhet një simbol përparimesh dhe suksesesh për Prishtinën.

Ndërsa ylli e mediave shqiptare Blendi Fevizu mori shumë pak kohë në fjalën e tij, por tha shumë... tha aq sa njerëzit e penës i vuri në skenën e gjurmimeve për të sh'nderitur disa kënde të errta të cilat ai i veçoi me emër dhe fakte.

Sallën e zbukuruan djemt e vajzat e "Rozafatit" me këngët dhe vallet kombëtare.

Për pos të tjerëve në mes të New York-ut Nikaj - Mërturasi Gezim Nikaj na solli në muzikë atdheun, na solli Tropojën me jehonën e këngëve dhe valleve shqiptare.

Në këtë kremtim 110 vjetori, folëm të gjithë mes njeri- tjetrit duke kujtuar edhe përsonalitete nga VATRA të cilet sot nuk ndodhen mes nesh, festuam e gëzuam së bashku, aty ndamë nacionalizmin e shëndoshë kombëtar.

Zoti i bekoftë shqiptarët anë e kënd botës!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat