Reshat Mati fiton titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë, i pari në boksin profesionist

Amerika

Reshat Mati fiton titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë, i pari në boksin profesionist

Nga: Beqir Sina Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:27
Reshat Mati

Reshat Mati të shtunën mbrëma në ringun e Mexico City, mposhti meksikanin Eduardo Leonel Rodriguez me vendim unanim pas 10 rundeve, duke fituar kështu edhe titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë, i pari në boksin profesionist, për boksierin shqiptar amerikan.

Fitorja në kategorinë “Pesha super e lehtë “ Reshat “Ariu shqiptar” Mati 13-0, 7 KO, ndaj meksikanit Eduardo Leonel Rodriguez (10-3-1, 5 KO) në dhjetë raunde, në Mexico City në “shtëpinë” e meksikanit - ka tërhequr vemendjen e madhe pothuajse të gjitha portaleve elektronike të boksit.

Ato thonë se rezultatet  e DAZN nxjerrin në të gjitha vlersimet Reshat Matin më së miri se ai ishte më lart se Leonel Rodriguez, dhe tregojë profesionalizëm.

Matchroom Boxing dhe DAZN shkruan FIghtingbox.com e pritën këtë dyluftim në një boksim të drejtpërdrejtë të shtunën në mbrëmje nga Mexico City, ku në ring dolën  24 vjeçari “ Reshat “Ariu shqiptar” Mati dhe meksikani 26 vjeçar Eduardo Leonel Rodriguez 

Më tej, simbas Fightingbox.com, thuhet se Reshat Mati (12-0) u përball me Leonel Rodriguez (10-2-1) në një ndeshje të planifikuar për dhjetë raunde për të rinjtë në peshën e lehtë. 

 

Mati ka mundur ta zbatojë mirë “zanatin e vjetër” të tij qysh në dy raundet e para. Teksa Rodriguez punoi mirë vetëm pas goditjes së tij në të tretën raund, por Mati pati goditjet e tij më të qarta. Megjithatë Rodriguez ishte në gjendje të shtynte raundet me goditjet e tij. Raundi i katërti ishte shumë  afër me goditjet ndaj njëri tjetrit , mes dy boksierve me secilin prej tyre që luftonte me kujdes. 

Raundi i pestë ishte me një seri momentesh për secilin prej tyre, pasi dukej se nuk kishte asnjë veprim real të qëndrueshëm.

Po simbas  komentatorve të transmetimit të DAZN, jashtë litarve të ringut ekipi i Matit pretendonte se largësia e madhe e qytetit të Meksikos, nga “shtëpia” e tij (New Yorku) po ia konsumonte energjinë boksierit të tyre. 

Ata komentuan : “Mund të ketë qenë kështu, pasi ritmi vazhdoi të ishte i ngadaltë në të gjashtin. Rodriguez ishte në gjendje të ishte më mirë në të shtatën raund. Edhe pse Mati e ruajti mirë veten, dhe dukej sikur Rodriguez mund të kishte filluar të shkatërronte kundërshtarin e tij.”

Mati , thanë komentatorët duke komentuar dyluftimin u mbajt i fortë në Roundin e tetë, derisa Rodriguez mezi priti  t'i afrohej në fund të raundit të parafundit dhe të fundit. Mati vazhdoi të luftonte me grushtimin e shpejt dhe goditje të forta edhe  në të nëntën raund. 

Rodriguez e shtyu “aksionin” e tij deri në raundin e dhjetë dhe të fundit, por nuk mjaftoi mbasi boksieri  shqiptar amerikan Reshat Mati ka mposhtur meksikanin Eduardo Leonel Rodriguez me vendim unanim pas 10 rundeve, duke fituar titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë.

Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën në pikë 97:93 në favor të Matit.

Mati, që njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”, në boksin profesionist ka 13 fitore nga po aq meçe, prej tyre 7 me nokaut.

Ai thuhet se drejtohet nga promotori i famshëm Eddie Hearn, që njëherit është promotor ndër të tjera edhe i Anthony Joshuas.

Meksikani Rodriguez ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 10 fitoreve e një barazimi

Matit iu dha vendimi fitues duke fituar titullin WBC Youth Silver në kategorinë super të lehtë, i pari në boksin profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat