5000 dollar donation për Shkollën “Mëso Shqip” në Staten Island NY

Amerika

5000 dollar donation për Shkollën “Mëso Shqip” në Staten Island NY

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Samir Lazoja dhe Ilir Lula bashkëatdhetarët tanë nga Ulqini, biznesmenë të suksesshëm këtu në Nju Jork, pronarë të tri kompanive ku janë të punësuar rreth 150 puntorë në Nju Jork dhe përkrahësit e parë të Shoqatës Ulqini, të cilët na dhanë mundësinë me donacionet e tyre të realizojmë projekte të mëdha, me jo pak sakrifica.

Samiri dhe Iliri janë në biznes të ndërtimtarisë dhe shitë-blerjes së apartamenteve dhe shtëpive që 15 vite dhe një ndër biznismenet më të rinjë të fuqishëm nga komuniteti jonë në Staten Island që kanë filluar këtë biznes dhe kanë arritur majat e suksesit.

Sot nga kompania tyre LIVE WIRE ELECTRIC , u bë donacioni më i madh që kemi pranuar ndonjëherë.

Shuma prej 5,000$ për shoqatën tonë u dhurua nga vetë pronarët e saj Samiri dhe Iliri.

Me respekt, e juaja Shoqata Ulqini

Ata shprehën dëshirën që kjo shumë të jetë në ndihmes për shkollën këtu në Staten Island që jemi pjes e saja ne dhe për projektet tona të rradhës dhe eventet e radhës që do të organizohen në Nju Jork nga shoqata jonë.

Të gjitha këto nuk do të ishin të mundura pa donatorët tanë si Samiri dhe Iliri dhe ne duam t’ju falënderojmë që na ndihmuat që të bëjmë një ndryshim pozitiv në shoqërinë dhe komunitetin tonë. Mbështetja juaj impresionon dhe të tjerët të na bashkangjiten dhe të angazhohen, vazhdueshëm për të ndihmuar komunitetin këtu dhe për të arritur qëllimin tonë.Ne jemi të gatshëm që të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e komunitetit tonë dhe i bëjmë thirrje të gjithve të na bashkohen dhe të vazhdojmë rrugën drejt ruajtjes së traditës, gjuhës dhe kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat