Dhjetra shqiptarë në protestë para legatës Serbe në Nju Jork, dënojnë ngjarjet e fundit në Mitrovicë, dhe kundërshtojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Amerika

Dhjetra shqiptarë në protestë para legatës Serbe në Nju Jork, dënojnë ngjarjet e fundit në Mitrovicë, dhe kundërshtojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 16:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Nju Jork, 17 Dhjetor 2022- Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, bllokimi i rrugve dhe vendimi i qeverisë së Sërbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, kanë ngritur shqiptarët e Amerikës për të protestuar duke zgjedhur mjedisin para kangjellave të Misionit serb në qytetin e Nju Jorkut.

Dhjetra shqiptar nga zona e Tri-Shteshit, dje në mesdrek u mblodhën pas një thirrje të bërë në rrjetet sociale prej organizatës jo qeveritate « Rrënjët Shqiptare » me themelues dhe drejtues të saj Marko Kepin, para ndërtesës së Misionit të Përhershem së Serbisë, në OKB, në rrugën "35th Street", duke mbajtur një protestë paqësore, e cila thanë ata synonte të rriste vëmendjen e opinionit dhe institucioneve amerikane, si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së, ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës, e cila filloi me bllokimin e rrugeve kufitare nga serbët e veriut, dhe vazhdoi më pas me vendimin e qeverisë serbe (Presidentit Aleksander Vuçiq) - për dërgimin në Kosovë të rreth 1000 ushtarve serb.

Protesta e cila zgjati më shumë se një orë u mbajt me moton “Jemi Një”

Udhëheqësi i kësaj proteste, kryetari i organizatës jo-qeveritare me seli në Nju Jork, “Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, dhe Bujar Gjata, që u morën me organizimin e saj thanë se kjo protestë kishte si qëllim dënimin për krimet mustruoze serbe të bëra gjatë luftês në Kosovë,( vrasjet, torturimet, përdhunimet, shkatërrimet dhe plaçkitjet), dhe, padrejtësitë ndaj shqiptarëve të cilat janë bërë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Dhe, për të treguar thanë ata, se ne (shqiptarët)jemi përsêri këtu për të protestuar dhe ngritur zërin tonë sa her që ta kërkojë Kosova dhe çështja shqiptare.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Me pankartat: “Stop racizmit dhe shovinizmit- Serbisë nga Mitrovica, Serbia kërkon luftë - Shqiptarët duan vetëm paqe- Bill Clinton kemi nevojë për Ju, Serbisë i mungon NATO- Nuk ka dialog me Serbinë - derisa të njihet pavarësia e Kosovës - Toka shqiptare meriton Lirinë- ”, si dhe valvitjen e flamurve shqiptar e flamujt amerikan, protestuesit vazhduan duke hedhur fuqishem parrulla anti-serbe e kënduar këngë të njohura patriotike përgjatë protestës para godinës së Misionit të Përhershëm të Serbisë në qytetin e Nju Jorkut. 

Në lartësinë e ballkonit të ndërtesës përball misionit serb, ashtu si 8 vjet më parë u valvit në qiellin e Beogradit, mbi kokat e tifozëve serb nga një dron, flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”, nga një protestues me një stek të gjatë u valvit flamuri i Shqiperise Etnike, gjatë gjithë protestës me njëjtat ngjyra dhe simbole.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ndërkohë që në pjesën më kulminante të kësaj protesete, protestuesit shpalosën dhe vendosën para godinës së misionit serb, edhe flamurin gjigand kuq e zi - duke e « mbuluar » pjesën e përparme të godinës dhe në grup duke e valvitur atë dhe thirrur "Kosova është Shqipëri".

Simbas, protestuesve, arsyet e protestës ishin të shumta dhe thanë ata janë llogjike të një kundërshtimi të “politikave shoviniste serbe, kundrejt Republikës së Kosovës », në të njëjtën kohë, që ndërkombëtarët bëjnë thirrje për dialog. Por, thanë protestuesit se çfarë dialogu mundet të ketë me Serbinë, derisa ajo jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por Serbia, madje edhe pretendon se Kosova është Serbi » .

“Kjo protest është për gjakun e fëmijëve, dhe grave të pafajshme të masakruar nga serbët”, shkruhej në një prej parrullave të protestuesve.

Ndërsa, në thirrjet e tyre u hodhën slogane ku dënohej ashpër qëndrimi i Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq, sipas tyre si një qëndrim agresor, dhe luftarak, i njëjtë me atë të ish shefit të tij të cilit ai i sherbeu si agjytant - Sloobodan Millisheviqit, gjatë luftës në Kosovë.

Protesta e siguruar nga leja e policisë njujorkeze ka përfunduar pa ndonjë incident dhe ishte mjaft paqësore . Aty në pjesën hyrëse të Misionit të Përhershem të Serbisë në OKB, protestuesit ngjiten pankartat në kangjellat e "gardhit" rrethues :“Stop racisem and shovinizem »- « Serbia hands of from Mitrovica, » « Serbia Wants War - We Want Peace »- « Wher is Bill Clinton - When You Need Him »- « Serbia Misses NATO »-« No Dialog With Serbia Until Kosova Independence is Recognized » - « Albanian Land Deserve Freedom-”.

Protesta e shqiptarve në Nju Jork, erdhi me një herë pas rritjes së tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, bllokimit të rrugës kufitare në veri të Kisovës, dhe kulmoi po këtë fundjavë kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, megjithse u kundërshtua nga Brukseli, dhe Washingtoni ka kërkuar rikthimin e forcave ushtarake serbe në disa zona brenda territorit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat