“Vatra” dhe “ Dielli” përkrahin propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit

Amerika

“Vatra” dhe “ Dielli” përkrahin propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i viktimave të gjenocidit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Në faqen zyrtare të gazetës “Dielli”, që botohet në New York të SHBA-së, u publikua lajmi se Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe gazeta “Dielli”, mbështesin dhe përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA.

Ndryshe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Kjo kërkesë kohë më parë i është përcjellë Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës si dhe të gjitha partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat