Kongresisti republikan i Nju Jorkut, Mark Lowler, uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Amerika

Kongresisti republikan i Nju Jorkut, Mark Lowler, uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nga: Beqir Sina, Nju Jork Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:10
Uk Lushi dhe Mark Lawler

NEW YORK: Një ditë para festës së pavarësisë së Kosovës, është ish luftëtari i Batalionit Atlantik, publicisti Uk Lushi, që është takuar me kongresmenin republikan amerikan të Nju Jorkut, Mark Lawler.

Lushi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social "Facebook", ka thënë se ka qenë i impresionuar me energjinë dhe dedikimin e tij për Distriktin 17të, në SHBA, dhe njohjen e madhe që ka treguar ai për komunitetin shqiptar në këtë distrikt ku simbas tij, jeton një numër i konsiderueshem i shqiptarve nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

Në video- mesazhin e kongresitit Lawler drejtuar zgjedhëvse shqiptarë në të gjithë Distriktin 17th të Kongresit, dhe popullit të Kosovës, ai thotë se vetëm po gjejë rastin që me këtë video-mesazh t'ju uroj këtë 15-vjetor të Pavarësisë së Kosovës,: “ Gëzuar 15 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës.”

Më tej kongresiti Lawler, e ka quajtur Pavarësinë e Kosovës një Festë të mrekullueshme dhe lutet "Zoti e bekoftë këtë ditë!”.

Ndërsa, në fund ka bërë edhe një thirrje komunitetit shqiptar në Nju Jork, duke premtuar se nëse keni nevojë ndonjëherë për ndonjë gjë, mos hezitoni gjeni kohë e na kontaktoni nëpërmjet zyrës së tij : "Mezi pres t'u shërbej zgjedhësve të mi shqiptarë në distriktin e 17-të të Kongresit dhe t’ju shërbej Shqiptarve”.

Uk Lushi shkruan në llogarinë e tij : “Një takim i mrekullueshëm me Kongresistin amerikan Lawler sot. Isha i impresionuar me energjinë dhe dedikimin e tij për Distriktin 17 dhe Amerikën. Kongresmeni Michael Lawler me rastin e festës së Pavarësisë shtetit dhe popullit të Kosovës u dërgoi mesazhin në videon më poshtë.”

Faleminderit Kongresmen Lawler!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat