Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Houston, festoi pavarësinë e Kosovës me një mbrëmje Gala

Amerika

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Houston, festoi pavarësinë e Kosovës me një mbrëmje Gala

Nga: Beqir Sina - New York Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 18:26
Foto nga vendngjarja

Nderohen me Mirënjohje: Ambasadori William Walker, për kontributin e dhënë në zbardhjen e së vërtetës për luftën dhe viktimat e masakrës së Reçakut, dhe dy veprimtarët të dalluar në komunitetin shqiptar në SHBA, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, Nazar Mehmeti, dhe Sekretari i RrBDSH, Ismet Smajli

HOUSTON TX : Në vargun e Festimit të 15-vjetorit të Pavarësis së shtetit të Kosovës, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Hjustonit - Texas, mbati një mbrëmje Gala :  "Event për mbledhjen e fondeve" për Festën e Pavarësisë së Kosovës 202.

Për Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Teksasit, shtetësia e Republikës së Kosovës, 17-Shkurti, ishte një ngjarje me rëndësi historike. Në fakt, ky komunitet që ka ardhur duke u rritur dekadat e fundit, në numër dhe në aktivitetet kombëtare, është dalluar përkatësist se ka dhën një kontribut të madh në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, Çamërinë, lirinë e të drejtat e Shqiptarve në Luginën e Preshevës, në Maqedoni e Mal të zi.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Jubileu i shtetësisë - 15 vjetori i Pavarësisë të shtetit më të ri në botë- Kosovës, u festua me një event të veçantë , me një mbrëmje Gala, që u mbështet materialisht nga dy vëllezërit nga Kosova, Joe e Nick Haliti, Ekrem Hysenaj e të tjerve(Dinner Sponsored from Joe’s Italian Restaurant in Conroe and Adriatic Cafe Italian Grill Houston). 

Mbrëmje Gala, u mbajt në qendrën “ULH Event Center”, në United Leuva- Houston TX, dhe, morën pjesë më shumë se 500 bashkëatdhetar, nga Kosova, Shqipëria, e trevat shqiptare.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi Ambsadës së Kosovës, në Uashington, si dhe zyrtar lokal, miq amerikan të shqiptarve, lider të këtij komuniteti, aktivist, biznesmen humanist, shkrimtar e publicist, kontribues të palodhshëm për çështjen shqiptare si dhe pjesëmarrës të tjerë .

I ftuar nderi  këtij eventi ishte Ambasadori William Walker - Heroi i Kosovës, i cili thanë organizatorët udhëtojë nga Washington DC, për t’i nderuar me praninë e tij, shqiptarët e këtij komuniteti, në festën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Houston -Texas. 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në këtë mbrëmje kanë preformuar këngëtarët shqiptarë, Linda Hakaj, Valon Biba dhe Gjon Lleshi, tastierë: Albert Ibrahimi

Në postimet e shpërndara në rrjetin social Facebook, Tweeter dhe Instagram, organizatori thotë se ka nderuar me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për kontribut të jashtëzakonshëm, ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë(98/99) dhe humanistin e madh, William Walker, për kontributin e dhënë në zbardhjen e së vërtetës për luftën dhe viktimat e masakrës së Reçakut.

Po ashtu me këtë rast u nderuan edhe, dy veprimtarët të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA, Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, Nazar Mehmeti, dhe Secretary i RrBDSH, Ismet Smajli, të cilët morën pllakatën e Mirënjohjes, për kontributin e tyre të madh, në komunitet.

Pas marries së këtij vlerësimi nga komuniteti shqiptar i Teksasit, Ismet Smajli, shkruajti në llogarinë e tij në Facebook, se ky ishte : “ Një faleminderim i veçantë në kêtë Festimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për Komunitetin Shqiptar të Hjustonit, që nën lidershipin e vëllezërve Joe e Nick Haliti, Ekrem Hysenaj e të tjerve, bën këtë organizim të shkëlqyer. I Falenderojmë, shumë për vlersimin dhe respektin e treguar edhe ndaj ne të dyve”, shkruan ai.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Shteti i Texasit, dhe institucionet e këtij shteti ishin të parët që hapën dyert, hapën zemrën dhe shtruan sofrën në ditët më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës, përkatësisht duke strehuar qindra familje, numërin më të madh të refugjatve nga Kosova, që rrezikoheshin nga barbaria serbe, në largimin me forcë gjatë luftës së Kosovës, nga shtëpitë e tyre. 

Të mirat materiale, nga mbrëmja festive të titulluar "Event për mbledhjen e fondeve" për Festën e Pavarësisë së Kosovës 2023, thonë organizatorët e saj nga Teksasi, do të jenë në mbështetje të njerëzve në nevojë në Kosovë: “ Fondet e mbledhura nga ngjarja shkojnë në mbështetje nëse njerëzit të varfër në atdhe, donacione shtesë janë të mirëseardhura” shkruan organizatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat