Vizita e Jim Xhemës në Prishtinë - me fotografi

Amerika

Vizita e Jim Xhemës në Prishtinë - me fotografi

Nga: Frank Shkreli Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama me bashkshorten Kristalen kanë pritur në vizitë veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Jim Xhema.

Një kombinim i mrekullueshëm veprimtarie prej dekadash. Jim Xhema një patriot i madh shqiptaro-amerikan, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë dhe të drejtat e Kosovës dhe të shqiptarëve. Bob Dole, një Senator republikan i madh dhe Dr. Ibrahim Rugova, një udhëheqës shqiptar i Kosovës që fitoi zemrat e jo vetëm të shqiptarëve por edhe të mbarë botës së qytetëruar. I ftuar nga Kryetari i Prishtinës, Z. Përparim Rama për të vizituar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Z. Jim Xhema kaloi 4-5 ditë në Kosovë, ku u takua me udhëheqsit më të lartë të vendit dhe me shumë qytetarë.

Fotot më poshtë janë vetëm një pasqyrim i vogël i vizitës së tij: Pas takimit me Kryetarin e Prishtinës, Z. Përparim Rama, Jim Xhema u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Presidentja Osmani i dorëzoi medaljen “Urdhri i Lirisë”, veprimtarit të njohur të mërgatës shqiptare të Amerikës, Z. Jim Xhema. Zonja Osmani ka theksuar se mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është urë e fortë lidhëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar në Ballkan me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e cilësoi Z. Jim Xhema një ikonë të mërgatës shqiptare në Amerikë, i cili për më shumë se tri dekada ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq aktivisti i çeshtjes kombëtare në Amerikë, Z. Jim Xhema shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Presidenten e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Kosovës për mikpritjen dhe respektin. Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë beteja jetësore e tij dhe e të gjithë shqiptaro-amerikanëve, duke shtuar se dekorimi me medaljen, “Urdhri i Lirisë”, është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, të cilët për vite dhe dekada kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara te Amerikës.më të ngjeshur, javën e kaluar.

Image
Me këtë rast, kryetari Rama i ndahu mirënjohje veprimtarit Xhema për atdhedashurinë dhe punën e palodhshme për çlirimin e Kosovës.

Nga Presidenca Z. Jim Xhema shkoi në Kryeministri ku u takua me të parin e qeverisës së Republikës së Kosovës, Kryeminstrin Albin Kurti. Kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht z. Xhema për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe fuqizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në ShBA, veçanërisht, përmes raporteve të mira me Senatorin Bob Dole e kongresistin Tom Lantosh. Roli i mërgatës shqiptare në Amerikë, shtoi ai, për çlirimin dhe pavarësimin e vendit ka qenë kyç, dhe se edhe sot vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës. Z. Xhema falënderoi Kryeministrin Kurti për pritjn e ngrohtë që i pari i qeverisë së Kosovës i bëri atij dhe delegacionit shqiptaro-amerikan.

Nga Kryeministria, Z. Jim Xhema me delegacionin shqiptaro-amerikan shkuan për të përshëndetur familjen e Presidentit të parë dhe historik të Republikës së Kosovës -- mikut të tij dhe mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan ndër vite si dhe bashkpuntorit të tij të ngusht prej dekadash, Dr. Ibrahim Rugovës. Ishte ky një takim shumë i ngrohtë --me pjestarët e familjes së ish-Presidentit të ndjerë, përfshir bashkshorten e tij të nderuar -- dhe plot kujtime dhe emocione.Jim Xhema me grupin në një takim të ngrohët dhe plot emocione e kujtime me familjen e Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, mik dhe bashkpuntor i ngusht për fatet e Kosovës i Z. Xhema -- në banesën e familjes Rugova në Prishtinë.

Rruga “A” për rreth Prishtinës tani e tutje do të bartë për gjithmonë emrin e veprimtarit të madh të shqiptaro-amerikanit të shquar, Z. Jim Xhema. Gjatë ceremonisë, Kryetari I Prishtinës, Z. Rama tha se ndjehet falënderues ndaj veprimtarit Jim Xhema për kontributin e tij që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rama tha se për të nderuar veprën e tij, komuna e Prishtinës ka vendosur që ta emërojë rrugën A në emrin e tij. “Është sot nder i veçantë edhe kënaqësi me e pasë këtu veprimtarin e heroin e kohërave tona. Siç e dini, zotëri Xhema ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe është marrë me këtë aspekt gjithë jetën e tij. Kemi nderin sot që kemi atdhetarin tonë këtu. Ne kemi vendosur që ta nderojmë dhe përjetësojmë veprën e tij nëpërmjet rrugës A, që tash rruga A, thirret ‘Jim Xhema’ ”. Jim Xhema dhe i pari i Prishtinës kujtuan vizitën historike të Senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë. “Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kosovë”, pasi ç’prej atëherë Zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”.

Jim Xhema falënderoi përzemërsisht Kryetarin e Prishtinës, Z. Përparim Rama për nderin dhe respektin që i ka akorduar ai dhe Këshilli i Komunës së Prishtinës, duke përjetësuar emrin e tij me emrimin e një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, në emër të tij. Në nderim të veprës së Jim Xhemës, Komuna e Prishtinës kishte organizuar një varg aktivitetesh gjatë ditës së martë."Është imperativ që ju të merrni studimet shumë seriozisht, pa ju dhe gjeneratën që tani rritet në Kosovë ne do të jemi në situatë të vështirë që të zëvendësojmë gjeneratat e vjetra. Unë personalisht do të qëndroj i kyçur këtu me ju dhe të themeloj fonde personalisht dhe nga shokët e mi qe të sigurohemi që ne i arrijmë qëllimet së bashku. Ne kemi arrit shumë, por udhëtimi juaj është i gjatë", u ka thënë Jim Xhema të pranishmeve.

Image
Në mjediset e Komunës së Prishtinës

Jim Xhema mori pjesë edhe në paradën ushtarake Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ku mor[n pjesë mijra qytetarë të prishtinës dhe nga të gjitha trojet shqiptare – të cilët me të dalluar pjesëmarrjen e Jim Xhemës në parakalimin e forcave të armatosura të Kosovës, filluan të thërrisnin emrin e tij: “Jimmy, Jimmy, Jimmy…”

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Jim Xhema vizitoi edhe Prekazin për të nderuar familjen Jashari. “Kjo është dëshmi se çka na kanë bërë… e të mos harrojmë se çfarë po ndodh. Ejani këtu dhe bëni respekt, respektoni njerëzit që paguan çmimin me familjet e tyre dhe fëmijët shtatë vjeç e pesë vjeç”, është shprehur Xhema për median.

Jim Xhema duke bërë nderimet e tija para monumentit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton në Prishtinë javën që kaloi. Siç dihet Presidenti Clinton, me ndihmën e Senatorit Dole në Senation Amerikan siguroi mbështetjen e Kongresit për të urdhëruar NATO-n të sulmonte forcat terroriste ushtarake dhe policore serbe që po kryenin krime kundër njerzimit ndaj piopullatës shqiptare në Kosovë

Z. Xhim Xhema para bustit të Senatorit Robert Dole - mikut të tij të ngusht prej dekadash dhe mikut të madh dhe mbështetsit të vendosur të Kosovës dhe shqiptarëve – Prishtinë, 17 shkurt, 2023

Image
Image
Takimi me presidenten Osmani
Image
Takimi me kryeministrin Kurti
Image
Jim Xhema me grupin në një takim të ngrohët dhe plot emocione e kujtime me familjen e Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, mik dhe bashkpuntor i ngusht për fatet e Kosovës i Z. Xhema -- në banesën e familjes Rugova në Prishtinë.
Image
Duke bërë nderimet e rastit tek varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
Image
Nga inaugurimi i rrugës “A” me emrin e aktivistit të madhe shqiptaro-amerikan, Jim Xhema, duke përjetësuar emrin e tij për brezat e ardhëshëm në Prishtinë dhe Kosovë, falë kontributit të tij të pazevëndsueshëm, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Image
Jim Xhema me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama duke përshëndetur qytetarët e Prishtinës dhe të shqipztarë nga të gjitha trojet përgjatë rrugës së parakalimit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat