Shqiptarët në Amerikë protestojnë të enjten kundër “presionit ndaj Kosovës” në dialog

Amerika

Shqiptarët në Amerikë protestojnë të enjten kundër “presionit ndaj Kosovës” në dialog

Më: 12 mars 2023 Në ora: 20:45
Flamuri i Kosovës dhe flamuri i Amerikës

Të enjten, më 16 mars, shqiptarët e Amerikës do të protestojnë kundër asaj që e quajnë “presionit ndaj Kosovës”.

Veprimtari shqiptar në SHBA, Uk Lushi nuk guxojnë të lejojmë apo legjitimojnë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës

“Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë”, thuhet në njoftimin e Lushit i cili ka dhënë edhe informacione tjera për lokacionet e protestës dhe organizatorët.

Postimi i plotë:

Të enjten, më 16 mars, krejt shqiptarët e Amerikës kundër presionit ndaj Kosovës.

Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës.

Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet.

Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë!

Ju lutem shpërndajeni dhe ja bëni share sa më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat