“Liria Ka Emër” shfaqet në zemër të Washingtonit

Amerika

“Liria Ka Emër” shfaqet në zemër të Washingtonit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 prill 2023 Në ora: 17:16
Kamioni në Washington

Të hënën më 3 prill, mbas dy vjet paraburgim ne Hagë filloi gjyqi i padrejtë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton portali Malësia.org, ndërsa shtonë se: "në përkrahje të krerëve të UÇK-së, në Prishtinë, Nju Jork, dhe Hagë, u zhvilluan marshime solidarizues të mijëra qytetarëve".

Ky portal ka marr eskluzivitetin e një informacioni se në përkrahje të UÇK-së, në një formë ndryshe, është protestuar edhe në Washington DC, të dielën. 

Portali Malësia.org, njoftoi në faqen e saj se një kamion  në Washington ka qenë duke lëvizur nga përball Shtëpisë së Bardh - Parku Lafayette , Ave. Pennsylvania e Constitution , rrugët për rret ndërtesave të Capitol Hill - Kongresit dhe Senatit amerikan, si dhe bllokut të zyrave të Ambasadave të Unionit Evropian përfshirë dhe atë të Serbisë, Kinës dhe Rusisë, dhe shteteve të tjera që nuk e kan njohur Kosovën

Image
Kamioni në Washington

Kamioni nëpërmjet dy fasadave të mëdha duket se barte mesazhe që thërrasin për lirinë e krerëve të UÇK-së dhe dënimin e Qeverisë së Serbisë e kriminelëve serb të luftës për vrasjen e mbi 10,000 civilë shqiptar dhe mbi 1,160 të zhdukur gjatë agresionit serb në Kosovë.

Organizatorët e kësaj lëvizje demostrative nga Uashingtoni, informon Malësia.org kanë thënë se: “Nga pamundësia për t’u bashkëngjit protestave me bashkatdhetarët tonë pranë Gjyqit të Hagës, menduam si s’ka ku më mirë se në rrugët e simbolit të lirisë në botë, këtu në Washington, D.C. të shfaqim pakënaqësinë tonë”, ndërkohë, që po për portalin Malesia.org, ata janë shprehur se: “Jemi të befasuar, kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër dhe vinte në vizita ne Sh.B.A., të gjithë, edhe kundërshtaret, dolën dhe e priten, priten dhe drekuan, por që nga arrestimi i tij me shok, ata qe e “deshtën” tash po heshtin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat