Reagim i Shoqatës Kraja në Nju Jork

Amerika

Reagim i Shoqatës Kraja në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 qershor 2023 Në ora: 12:55
Shoqata Kraja në Nju Jork

Shoqata Kraja në Nju Jork, me anë të një deklerate ka reaguar sot lidhur me  situaten e fundit të krijuar në Kraje, ku si thuhet me  pretekstin e "kontrabandimit të duhanit” janë kontrolluar 5 shtepi nga policia dhe janë arrestuar disa krajan, kështu të paktën na tha kryetari i Shoqatës Kraja në Staten Island Nju Jork - Samih Kanaqi.

 Ai tha se Shoqata Kraja ka shpreh perkrahjen  morale dhe financiare për tejkalimin e kësaj situate deri në një zgjedhje të përhershme.

Shoqata Kraja me anë të kësaj deklerate thotë se shpreh indinjim të thellë me rastin e aksionit policor ndaj banorve të Krajës, gjatë mengjesit së ditës së sotme.

Në dekleratën për shtyp publikuar në faqen e internetit të Shoqatës Kraja, thuhet se :”Bastisjet, arrestimet dhe konfiskimet e produkteve të duhanit janë sulm ndaj burimeve të mbijetesës në Krajë, që do ti kontribojë edhe më shumë varfërisë dhe shpernguljës nga Kraja edhe atyre pak banorve qe duan të jetojnë në Krajë.”

Shoqata Kraja qëndron pas prodhuesve të duhanit duke u ofruar mbështetje të pa rezervuar në te drejten e tyre për kultivimin dhe shitjen e duhanit.

Po ashtu krajanët në SHBA, thonë se me anë të kësaj deklerate ata apelojnë të instuticionet përkatse në Mal të zi, që personat e ndaluar të lirohen nga çdo akuzë dhe tu kthehen produketet dhe mjetet e konfiskuara.

Gjithashtu :”Apelojmë te spektri politik shqiptar në Mal të Zi që të marrë masa urgjente që raste të tilla mos të përseritën në të ardhmën.”

Madje Shoqata Kraja - New York, tha Kryetari Sami Kanaqi apelon edhe te qeveria malazeze dhe kryeministri Dritan Abazoviq të marrin një vendim urgjent qe kultivimi dhe procesimi i duhanit në Krajë të rregullohet me një ligjë të veçantë dhe të jetë i pranueshëm nga kultivuesit e duhanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat