Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, një krenari kombëtare në New York

Amerika

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, një krenari kombëtare në New York

Nga: beq Më: 18 qershor 2023 Në ora: 09:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtunën më 17 Qershor 2023, në sallën e teatrit të shkollës publike P.S. “George L. Egbert “- IS 2 në Staten Island - Nju Jork, u mblodhën fëmijë, prindër e mësues për të festuar mbylljen e suksesëshme të vitit shkollor 2022/2023.

Festa e fëmijëve shqiptar u mbajt në një prej lagjeve më të populluara me shqiptar - në Staten Island - Nju Jork, ndërsa morën pjesë dhjetra fëmijë, prindër , mësues e veprimtar të komunitetit në festën e bukur të mbylljes së vitit shkollor, të shkollës së gjuhës shqipe në këtë qytet, e cila funksionon nën kujdesin e tri shoqatave Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja. 

 Aktiviteti u mbajt në teatrin e shkollës publike P.S. “George L. Egbert “, aty ku Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” jep mësim plotësues falas për fëmijët e komunitetit shqiptar një herë në javë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky koncert festiv i veçant ishte një aktivitet i fëmijëve shqiptar, një festë me të vërtet e bukur, ku pothuajse të gjithë fëmijët e Shkollës Shqipe “ Mëso Shqip”, për më shumë se një orë kanë kënduar e vallëzuar, recituar vargje nga poetet shqiptarë, dhe tekstet e librave. 

Në ndërkohë që gjatë preformancave në skenën e teatrit të kësaj shkolle nëpërmjet duartrokitjeve të prindërve të tyre, mësuesve, drejtuesve të shoqatave, bashkëmoshatarve, krijuan emocione të shumta në mbylljen e këtij  viti shkollor.

Shkolla Shqipe “ Mëso Shqip “ e hapur vitet e fundit në Staten Island, ka më shumë se 240 nxënës të regjistruar, ajo u ngrtitë me kontributin e prindërve, mësuesve dhe drejtuesve të këtij komuniteti nga vendorigjina e tyre Kraja ( Samih Kanaqi), Ulqini( Xhemo Lanica) dhe Ana e Malit( ish kryetari Safet Llolla & kryetari Albert Salaj).

Kjo shkollë me mësim plotësues ka një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe të fëmijëve shqiptar, dhe është shkolla më e madhja në komunitetin shqiptar në Amerikë, që u mëson fëmijëve shqiptar gjuhën shqipe këngë e valle shqiptare.

Linda Sukaliqi, njëra prej mësuesve të kësaj shkolle, ka thënë se “Shkolla Shqipe “Mëso shqip” kur e nisi rrugën e saj regjistroj gati 50 nxënës, ndërsa, sot ajo numëron mbi 240 nxënës.: “E gjithë kjo punë kaq e madhe u realizua duke falenderuar mesueset, kordinatoret e 3 shoqatave: “Kraja” “Ana e Malit” dhe “Ulqini”, biznesmenve të suksesshëm,  si dhe prindërve vullnetarë që gjithmonë gjenden pranë nesh për të ndihmuar në çdo aktivitet që shkolla realizon.”thotë ajo.

Me dëshirën dhe përkushtimin që i karakterizon, stafi i mësuesve, dhe kujdestarve vullnetarë të kësaj shkolle, u organizua edhe festa për Fund-Vitin shkollor tek Shkolla “Mëso Shqip” në Staten Island Nju Jork.

Koncerti festiv u hap me këndimin nga të gjitha grupet dhe pjesëmarrësve Himni Kombëtar i SHBA & Himni Kombëtar Shqiptar.

Ndërsa mirëseardhjen me një përshëndetje rasti ja uruan fëmijëve për këtë festë, dhe prindërve e mësuesve tre përfaqsueset e të trija shoqatave: Melinda Gjeloshi, Venera Gjenashi & Tina Lula.

Zoti Samih Kanaqi, kryetar i Shoqatës Kraja, në përshëndetjen e tij pos faleminderimeve, për mësuesit, nxënësit e prindërit e tyre, gazetarët prezent dha lajmin se Shkolla Shqipe “ Mëso Shqip” në Staten Island do të jetë falas, falë kontributit të donatoreve.

Ai tha se : “Bashkëpunimi me shoqatat e tjera është shumë i mirë dhe frytdhënës. Dëshmi e gjallë është rihapja e Shkollës Shqipe “Mëso shqip” ku u bëmë tok tri shoqata: “ Ana e Malit”, Ulqini” , “Kraja” dhe bëmë gjënë më të bukur dhe me shumë vlerë siç është Shkolla Shqipe “Mëso shqip”. Po ashtu në bashkëpunim më këto shoqata organizuam dhe disa evente të tjera, masive në komunitet si ajo me rastin e 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, festa e Nënës dhe e Mësuesit dhe së fundi piknikun madhështor.”

Por, tha ai ne kështu të bashkuar edhe më tutje do vazhdojmë të bashkëpunojmë si tri motra, ashtu siç na ka hije dhe do bëjmë lojëra edhe më të bukura se bashku. Bashkëpunim kemi edhe me shoqatat e tjera shqiptare që veprojnë këtu në Amerikë.

“Me këtë rast dua t’i falëndroj të gjithë ata që po kontribuojnë në mënyrë të vazhdushme që kjo shkollë të funksionojë pa pengesa dhe me sukses, dhe ne të kemi sa më shumë aktivitete të suksesshme në komunitet”, tha Kanaqi..

Pas fjalimeve përshëndetse nisi koncerti me një program të pasur artistik, koncert që vazhdojë me festën e fëmijëve, me recitime poezish nga Leona Avdiu & Deen Lesheviqi dhe një performancë vokale me titull: “Mora fjalë” nga Namirah Peroviq.

 Grupi “Barbana” me mësuese në mësimin e këngëve e valleve shqiptare, të kësaj shkolle Nadia Hoxha dhe Hanna Demiri, që funksionon në kuadrin e Shkollës Shqip “ Mëso Shqip”, solli tri valle nga grup mosha të ndryshme : Vallja e Rugovës nga grupi I femijëve 4 deri ne 6 vjeç, “ Vallja Shota e Anes se Malit” grupmosha 7 deri ne 9 vjeç, “Vallja e Ulqinit” me femijet e grupmoshes 10 deri në 13 vjeç, dhe grupi i valleve te grupmoshave 14 deri 21 vjeç me këngën e Elvana Gjatës “Kuq e zi”.

Gjatë preformacave të fëmijve u krijuan emocione të forta deri sa ngritën në këmbë disa herë pjesëmarrësit e shumtë, duke kënduar e vallëzuar,  duartrokitur grupet e vallëtarve të fëmijëve, nga Shkolla Shqipe “Mëso Shqip”.

Recitim i poezisë “Shkronjat Shqipe” - Nurjena Peroviq, Anisa Ceka & Erina Gjokaj, Recital poezie : Alfabeti I Gjuhes Shqipe grupmosha 7 deri ne nente vjeç, Recital poezie : Rilinda Bardhi & Arvin Kallaba, Recitali poezie : “ Pse? O Mami shqip s’më flet” Ariana Cuca , Zyra Kuroviq & Ella Lula, Recital poezie : Adriana Kollari, Xhuliana Bogdani, Aliesandra Nikezi, Briella Tahiri, Ava Kallaba, Sofia Jahoviq, Adnan Paleviq, & Loriana Abdullahu, u duartrokitën më shumë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me çertifikata Mirënjohje, dhe buqeta me lule të freskta u nderuan aktivistet e këtij komuniteti Melinda Gjeloshi , Venera Gjenashi( nën kryetare e Shoqatës Kraja) & Tina Lula, Arlinda Sukaliq (mësuese e gjuhës), Merita Gjokaj ( mësuese e gjuhës) Hana Demir (mësuese vallëzimi) dhe Nadia Hoxha (mësuese vallëzimi).

Në mbyllje të këtij aktiviteti me përmasa të mëdha, grupet e grupmoshave të valltarve, mesueset, kordinatoret e 3 shoqatave: “Kraja” “Ana e Malit” dhe “Ulqini” si dhe prindërve vullnetarë që gjithmonë gjenden pranë kësaj shkolle për të ndihmuar në çdo aktivitet që shkolla realizon, sollën një emocion të fuqishëm tek të pranishmit duke u ngjitur në skenë dhe kënduar së bashku me pjesëmarrësit nën tingujt e këngës “Kuq e Zi” të Flori & Elvana Gjatës.

Shkolla shqipe “Mëso shqip” në Staten Island, me këtë aktivitet të nxënësve të kesaj shkolle që u përgatitit me shumë perkushtim dhe dashuri me rastin e festave të fundvitit nga mësueset e përkushtuara të gjuhës dhe vallëzimit tradicional shqip, e ktheu në një ditë feste, në këtë komunitet ku fëmijët për më shumë se një orë, në teatrin e shkollës publike P.S. “George L. Egbert “- IS 2 Staten Island - Nju Jork, kënduan, recituan dhe vallëzuan shqip. Një krenari kombëtare në New York. Kjo festë shënoi dhe fundvitin e këtij sesioni i cili ka punuar me shumë përkushtim që të mbajë gjallë identitetin kombëtar shqiptar në Amerikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat