Shfaqet në New York dokumentari “E Bukura nën Pranga”

Amerika

Shfaqet në New York dokumentari “E Bukura nën Pranga”

Nga: Anna Gjoni Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:02
Foto nga takimi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër torturës (26 Qershor 2023) në një nga ambjentet e Producer Club Theaters në Manhattan, u shfaq filimi dokumentar "The Beauty in Shackles", "E Bukura nën Pranga" realizuar nga Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në New York. Dokumentari i dedikohej popullit shqiptar, specifikisht grave dhe fëmijëve që kanë përjetuar tortura, krime, vrasje, internime nga komunizmi në Shqipëri, sllavo-komunizmi në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Çamëri nga shovinizmi grek e në të gjitha trevat shqiptare, ku ka patur persekucion e genocid. 

Anëtaret e kësaj organizate së pari falenderuan Zv/ Ambasadorin e Republikës së Kosovës në New York, Z. Fatmir Zajmi sëbashku me bashkëshorten e tij, pjesëmarësit në këtë event, si dhe "të zotin e Shtëpisë" Z. Alfred Tollja, që vazhdimisht tregohet i gatshëm për të ofruar hapësira të tilla për komunitetin tonë në këtë Qendër Arti. Të cilat thanë se e vlerësojnë vërtetë dhe i janë mirënjohëse. 

Sa i përket dokumentarit, i cili përfundoi në janar të vitit 2020, por për arsye të Covid-19, u shfaq pikërisht këtë kohë, anëtaret e "Shpresë & Paqe" falenderuan bashkëpunimin e mirë me ish të burgosurin dhe të arratisurin politik Prof. Sami Repishti PhD, i cili nuk mundi të ishte prezent, ish të internuarin politik dhe gazetarin e palodhur Z. Beqir Sina, gazetaren Rafaela Prifti, që edhe ajo nuk mund të ishte e pranishme, pasi i ati saj shkrimtari shumë dimensional e patrioti Naum Prifti u nda nga jeta, montazhierin Valon Dervishi, Zj. Saranda Bekteshi nga Shkupi, si dhe producenten e këtij dokumentari Merlin Tushe, e cila për shkallën e saj të lartë të inteligjencës është pranuar në "Organizatën e Gjenive të Botës" në SHBA. 

Image
Me Senatoren Nathalia Fernandez

Duke qenë se edhe popullsia shqiptare përfshirë në të gjitha trevat e saj ka pësuar tortura, vrasje, pushkatime, internime, dhunime, malltrajtime nga qeveritë komuniste dhe sllavo komuniste organizata "Shpresë & Paqe" çdo vit më 26 Qershor përkujton këtë datë në respekt të viktimave të torturës.

"Sipas statistikave tha Znj. Dajçi, gjatë periudhës komuniste në Shqipëri u pushkatuan 450 gra, u burgosën 7367 gra, nga 1065 persona ish të burgosur politik, që vdiqën burgjeve, qindra prej tyre ishin gra. Qindra prej tyre humbën aftësinë mendore, qindra fëmijë kanë vdekur kampeve të internimit, 33 prej tyre në kampin shfarrosës të Tepelenës.

Gjatë atij regjimi makabër në Shqipëri, çdo 3 ditë do ti bëhej gjyqi çdo qytetari. Ose do të ekzekutoheshin me apo pa vendim gjykate dhe eshtrat e tyre nuk dihet akoma se ku ndodhen. Në Kosovë po ashtu kemi historikisht krime dhe genocid në popull, mbi gratë dhe fëmijët nga makineria serbe, mbi 20 mijë femra në Kosovë janë vrarë, përdhunuar dhe zhdukur në Kosovë.

Po ashtu, në Maqedoni siç kemi rastin e arsimtares Shpresa Tuda e të tjera që u persekutuan nga regjimi sllavo komuninst në Maqedoni, edhe në Çamëri kemi mjaft heroina që u masakruan nga shovinizmi grek edhe në trevat e tjera ku shqiptarët kanë përjetuar tortura dhe malltrajitme nga qeveritë sllavo komuniste serbe". 

Bashkëngjitur po vijojmë të japim të plotë fjalën e gazetarit Beqir Sina, mbajtur më 26 Qershor 2023 në Producer Club Manhattan, me rastin e shfaqes së dokumentrit, E Bukura nën Pranga. "Marrja ende me çështjen e persekutimit në Shqipërinë komuniste debatet dhe diskutimet shterpë dhe tejet të stërgjatura në këto 32 vjet, ndër shqiptarë mbi torturat, privimin e tyre, burgosjen dhe interrnimin deri te përdhunimi në qelit e burgjeve enveriane, tek femrat në Shqiperi, tregon vetëm një gjë, tani s'ka më dikush duhet të flas e të tregojë  atë që ka parë e përjetuar në «shpinën» e tij. 

Image
Foto nga vendngjarja

Të tregojmë! E vetmja gjë që fituam dhe na ka mbetur!

Ose, si na e ka lënë "amanet" njeriu i perendisë "Rrno vetëm për me tregue" në veprën memuaristike të fratit françeskan Zef Pllumi, pra, ne jemi ata që duhet të tregojmë ose më e pakta duhet të ngrejmë, atë zerin që na është ngjirrur për më shumë se tre dekada në Shqipëri e rrugve të botës, me një apo tjetër formë tjetër atje ku jemi dhe kemi mundësi duhet bëjmë diçka të na dëgjohet zëri edhe diku larg. Ngase vet/heshtja në vet/vete ndoshta pa dashje dërgon «një mesazh të keqkuptuar» deri tani  edhe te presekutorët tanë që nuk duan të na kuptojnë. Madje heshtjen tonë, fisnikërin tonë atë që ne nuk e bëjmë për hakmarrëje deri tani ata, pra presekutorët dhe bijtë e bijat e tyre, na e marrin për « dobësi» duke na vjedhur edhe vuajtjen, dënimin e peresekutimin tonë 45 vjeçar. 

Ndërsa, ata ishin po këta që janë sot të preveligjuarit e çdo pushteti.

Atëhere! nese nuk e themi ne, nuk flasim ne, kush vallë do ta thotë a do të flasë më mirë se ne, «të çohen nga varri të vdekurit tanë, apo t'ua lëmë në dorë atyre ish-persekutorëve dhe trashëgimtarëve të tyre, ata që po na qajnë me lotë krokodili në gazeta e televizione, rrjetet sociale, paçka se ishin ata që na e bënë vetē gjëmën.

Ndërkohë, që sot ne të persekutuarit kemi disa nga përfaqësuesit tanë në Shqipëri e diasporë madje edhe femra që fuqishëm e ngrenë zërin madje edhe në ndonjë institucion ndërkombëtar si këtu në Amerikë që flasin dhe tregojnë për atë se çfarë ka ndodhur dhe kush e ka bërë: «Po – thonë ato – kanë ndodhur, tortura, persekutime dhe dhunë e përdhunime tek femrat në qeli në dhomat e burgimit apo paraburgimit dhe kapmet e presekutimit.

Nisur nga këto çfarë kanë bërë xhelatët dhe problemet të parealizuara që shqetësojnë dhe sot ish të persekutuarit politik në vendin tonë megjithëse le mundësi të limitizuara financiare të paktën ne në Amerikë, kemi Organizatën e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Organization “Hope & Peace”) me themeluese Mimoza Dajçin, që ka marrë barrën e rëndë për të folur dhe luftuar për të drejtat e të persekutuarve politikë e për dinjitetin e tyre në Amerikë.

Edhe pse vendi ynë Shqipëria, akoma nuk i është bashkangjitur vendeve ish komuniste në Europën juglindore në ngritjen e një vepre obelisk, muze ose memorial për kujtimin e nderimin e ish të burgosurve politik, të interrnuarve dhe të presekutuarve, dënimin e krimeve të komunizmit sipas platformës së gjyqit të Nurembergut, si Gjermania, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania , Estonia, Lituania e tjerë, janë gratë shqiptare, ish të peresekutuara në Shqipërinë komuniste të diktatorit Enver Hoxha, një pjesë e tyre tashmë jetojnë në Shqipëri, por dhe ato që morën rrugën e kurbetit me familjet e tyre edhe pse larg atdheut kanë vendosur të tregojnë dhe e ngrenë zërin e ryre fuqishëm duke thënë se nuk do të ndalin zërin e tyre derisa e drejta dhe dinjiteti i ish të burgosurve politik, të pushkatuarve e të internuarve politikë të Shqipërisë të shkojë në vend. Qendrimet e tyre nuk janë hakmarrëse të paktën për këto gra fisnike pjesëtare të familjeve më të mira shqiptare, patriote e atdhetare, demokrate qysh në genin e tyre, ato kanë ideale që luftojnë të bindura dhe me shpresë se e drejta duhet të triumfojë, sepse pasojat akoma po i vuan ajo shtresë mbi kurrizin e saj jo fizikisht por moralisht dhe materialisht.

Image
Foto nga vendngjarja

Tetë vende të lindjes nga 13 vende ish komuniste e kanë mbështetur deri tani dhe kanë realizuar për tre dekada që prej rrëzimit të mortajës inisiativa dhe nisma madhore ligjore për ish të dënuarit politik, të internuarit në kampet e punës së detyruar, dhe të presekutuarit përjashtuar vendin tonë të dashur Shqipërinë. 

Çudi!! 

Vendi ynë që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë hesht e qëndron indiferent kundrejt atij persekutimi aq të madh sa përjetuam ne një pjesë e shqiptarëve që na quajtën këta të sotmit «Armiqtë «por se e vërteta ishte ashtu si e treguan edhe këto 32  vjet që ne ishim ata që e donim më shumë Shqipërinë, sepse ne ishim me Amerikën dhe jemi deri në vdekje, deri sa i bëmë dhe i kthyem edhe ata me Amerikën.

Por edhe pse qeveritë shqiptare sidomos kjo pasardhsja e Partisë së Punës Partia Socialiste, ortakia e atyre që kreu krimet për 45 vjet duket se nuk kanë interes të dënojnë krimet e komunizmit në Shqipëri"- përfundon kështu fjalën e tij Z. Sina.

Për veprimtarinë shoqërore në dobi të të drejtave të grave dhe fëmijëve dhe arritjet e tyre në komunitet kjo organizatë ka bashkëpunim të mirë edhe me liderët politikë në New York, ku me kërkesë të "Shpresë & Paqe" janë vlerësuar disa nga anëtaret e saj, nga ish Presidenti Ruben Diaz. Jr. Kryekontrollori i New Yorkut Scott Stringer, Senatorja Nathalia Fernandez. Edhe për këtë rast Senatorja Nathalia Fernandez vlerësoi me Çertifika "Mirënjohje" zonjat Hava Bushati Repishti (pas vdekjes) Nana e Prof. Sami Repishtit PhD, Bahrie Bytyqi (Nana e tre heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi) Altina Sina, Ariana Hoxha, Gjylizare Murati (pas vdekjes) Sabije Veseli, Fikrie Dulatahu, Majfturie Daci, Kimete Haxhaj dhe Nebahat Berlajolli. Edhe një vit më parë politikanja demokrate Nathalia Fernandez, po me kërkesë të kësaj organizate dekoroi poeten dhe humanisten Prof. Rita Saliu dhe aktivistet Cynthia Arzy, Janulla Rrapi dhe Anna Gjoni. 

Eventi u moderua nga gazetari Beqir Sina, si një ndër miqtë e mirë e kolegët më të veçantë të kësaj organizate. Të pranishëm gjithashtu ishin regjisorja Mrika Krasniqi dhe luftëtarët trima të UÇK-së, zotërinjtë Fatmir Rexha dhe Shufki Mata. Pas shfaqes së dokumentarit, ku pati edhe duartrokitje, pasi përshtypjet ishin mjaft pozitive, fjalën e mori skenaristja dhe regjisorja e dokumentarit "E Bukura nën pranga" Znj. Mimoza Dajçi, e cila me punën e saj të përkushtuar e të kujdesshme evidentonte qartë vuajtjet e sakrificat e femrës shqiptare nga armiqtë e vendit të brendshëm e të jashtëm si në Shqipëri, Kosovë e të gjitha trevat shqiptare. Me pas folën me rradhë, i ati i tre djemve, tre heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe paqen në Kosovë nga makineria serbe  Z. Ahmet Bytyqi, Kryetarja e Shoqatës "Marigona" Znj. Sabije Veseli, zotërinjtë Alfred Tollja, Zj. Janulla Rrapi dhe Z. Valon Dervishi qē u angazhua me montazhin e këtij filmi dokumentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat