Guvernatoria e Iova (Ajovës) Kim Reynolds vizitë dy javore në Kosovë, Itali dhe Izrael

Amerika

Guvernatoria e Iova (Ajovës) Kim Reynolds vizitë dy javore në Kosovë, Itali dhe Izrael

Nga: Beqir Sina Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:13
Kim Reynolds

Vizita nisë me takimin me Kryetarin Komunës së Rahovecit - Kosovë, Smajl Latifi, komunë kjo e cila është binjakzuar me Des Moines Iova(Ajova)

DES MOINES, Iowa : Guvernatoria repubikane e shtetit Iova Kim Reynolds, ka nisur një mision tregtar me një vizitë zyrtare dy-javore në Kosovë, Itali dhe Izrael. Simbas, televizionit kombëtar « KWWL » ajo e nisi këtë udhëtim të enjten, ndërsa  ndalesën e parë e kishte në Prishtinë - Kosovë.

Në dekleratën e saj para nisjes me gazetarët amerikan Guvernatorja Reynolds, tha se qëllimi i këtij udhëtimi të gjatë,  është se Iova synon të zgjerojë tregtinë dhe të rinovojë marrëveshjet e qyteteve motra (te binjakzuara)në udhëtimin e saj.

Në një deklaratë për shtyp, para nisjes Reynolds tha: "Italia, Kosova dhe Izraeli premtojnë shumë për Iowa-n në aspektin e tregtisë dhe investimeve." 

Në ndërkohë që ajo shtoi, "Misioni tregtar do të fokusohet në zgjerimin e mundësive me partnerët ekzistues të biznesit dhe promovimin e Iowa-s tek kompanitë e interesuara për të krijuar një prani të SHBA-së. Me një nga ekonomitë më të forta dhe më elastike në vend dhe një fuqi punëtore të njohur për aftësitë dhe aftësitë e saj dhe produktivitetit, nuk ka kohë më të mirë për të pozicionuar Iowa-n si një partner të fortë global.”

Komuna e Rahovecit - Kosovë e cila është binjakëzuar me dy komuna të Italisë, Frascineto dhe Civita në vitin 2019, në 2020-tën,  është binjakzuar edhe Des Moines Iova(Ajova), një prej kantoneve me profil të ngjashëm të këtij shteti të fortë të ShBA-së, një lidhje miqësie e fortë kjo që ka ardhë falë lidhjeve mjaft të mira me Gardën Kombëtare të Iova-s me Kosovën.

Smajl Latifi, i cili është kryetar i komunës së Rahovecit, ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, dhe veprimtari Avdi Gecaj - Shefi Ekzekutiv në verarinë « Stone Castle » në Rahovec, u takuan me Guvernatoren e shtetit Iova Kim Reynolds.

I pari i Rahovecit, Smajl Latifi, shkroi në llogarinë zyrtare të faqes së internetit të Komunës Rahovec ne Fb, se ishte :  « Nder i veçantë të takohem e të bashkëbisedojmë me Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim REYNOLD, për nismën e bashkëpunimit dhe binjakëzimit të Komunës së Rahovecit me njërën prej komunave me profil të ngjashëm të këtij shteti të fortë të ShBA-së, i cili vazhdon t’i japë përkrahje të madhe në të gjitha aspektet Republikës së Kosovës. »

 

Ndërsa, ai rikonfirmojë lidhjet e shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA, Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, pohonë se « Aleanca me ShBA-në është aleancë për të ardhmen

Po ashtu shtypi amerikan në Iova thotë se  Guvernatoria e shtetit Iova Kim Reynolds e cila ka nisur një vizitë dy-javore në Kosovë, Itali dhe Izrael do të takohet gjatë kësaj vizite edhe me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, përfaqësuesit e bizneseve me investime në Iowa dhe pronarët e bizneseve bujqësore nga Kosova, Italia dhe Izraeli.

Guvernatori Reynolds do të kthehet në Iowa më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat