Shqiptarët myslimanë mblidhen në xhaminë e Staten Island për festën e Kurban Bajramit

Amerika

Shqiptarët myslimanë mblidhen në xhaminë e Staten Island për festën e Kurban Bajramit

Nga: Beqir Sina Më: 29 qershor 2023 Në ora: 06:36
Në xhaminë Albanian Islamic Cultural Center në Staten Island

STATEN ISLAND- NY: Në xhaminë « Albanian Islamic Cultural Center » në Staten Island - NY, qindra besimtar muslimanë nga komuniteti shqiptar u sot heret në mëngjes ( e mërkurë 28 qershor) u bën bashk për të falur Kurban Bajramin.

Kurban Bajrami, ose Festa e Sakrificës, është një nga dy festat fetare më të mëdhatë të festuara nga myslimanët në mbarë botën. Ajo përkujton gatishmërinë e Abrahamit për të sakrifikuar djalin e tij përpara se të ndërhynte Perëndia.

Përveç pjesëmarrjes së besimtarve në seancat e liturgjisë fetare, lutjeve dhe faljes së Kurban Bajramit në xhami, besimtarët u shpërndan duke uruar njëri tjetrin dhe vazhduar me vizita në mjediset e tyre familjare për të festuar dhe më pas për të vizituar varrezat e të afërmëve të tyre.

Ndërsa, sot Muslimanët në mbarë botën, festojnë Kurban Bajramin festën e sakrificës, Shqiptarët muslimanë në Staten Island edhe ate për të festuar si mbar bota myslimane u mblodhën bashkë në xhaminë e tyre për t'i bêr lutjet  e tyre Zotit të Plotfuqishëm për mirëqenien e tyre, dhe bekimet për familjet e tyre dhe komunitetin. 

Qindra besimtarë e besimtare ishin edhe te xhamia e tyre e bërë gati për të ofruar ritualet ne dy falje të Kurban Bajramit. Xhamia ishte e mbushur përplot me besimtar ku binte në sy bashkimin e tyre ne tre brezat e shumicës së familjeve. Te bashkuar, baba gjyshi dhe nipi apo mbesa. 

Qendra kulturore islame shqiptare e cila është një nga xhamitë më të mëdha në qytetin e Nju Jorkut dhe Shtetit të Nju Jorkut, thotë kryeimami i kësaj xhamie Dr. Dhulkarnejn Vardari i cili mbajti ligjeraten e tij rreth urtesive te Kurban Bajramit, storien e Profetit Ibrahim dhe te birit te tij Ismailit.

« Sakrifica dhe bujaria jan pjese fundamentale e karakterit te Muslimanit. Kete na e personifikon Ibrahimi as dhe familja e tij. Ne Storien e Ibrahimit mesojm  se si duhet familja, femiu, dhe si definohet familja » tha pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, Dr.TAHIR Kukaj i cili mbajti hutben për festën e kurbanit duke përcjell dhe mesazhin e Bajramit të këtij viti i cili tha ai është familja.

Në hutben e tij Dr. Kukaj tha se « Populli yne eshte i fortë sa eshte kujdesi ndaj familjes dhe femijeve. Festa e Kurban Bajramit nuk i perket vetem Muslimaneve, ne fakt kjo feste eshte feste per mbare njerezimin e ne menyre te veçant per Muslimant,te Krishteret dhe Hebrenjt. Ibrahimi ishte dhe mbetet figura emblematike per besimtaret e ketyre besimeve Qiellore. »

Ndërsa vazhdoi se në kete feste te sakrifices, besimtaret ofrojn Kurban, qe ne nje kuptim do thote, sakrifice por edhe afrim. Ne i afrohemi Zotit duke i sherbye familjes, konunutetit, popullit tone dhe mbare njerezimit. » 

Imam Tahir Kukaj përcolli mesazhin e urimit nga kjo xhami : « Uroj qe populli yne te festoj perhere dhe perhere te jemi te bashkuar ne çdo hap te jetes tone si komb dhe ai popull. »

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat