Faton Bislimi merr letër mirënjohjeje nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve

Amerika

Faton Bislimi merr letër mirënjohjeje nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve

Nga: Faton Bislimi Më: 4 korrik 2023 Në ora: 10:29
Joe Biden dhe Faton Bislimi

Letër mirënjohjeje nga Shtëpia e Bardhë!

Jam jashtëzakonisht i nderuar të kem pranuar një letër mirënjohjeje nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Dr. Jill Biden, në këtë ditë speciale të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve.

Në letren e tyre, Presidenti dhe Dr. Biden, ndër të tjera shkruajnë se "kur jeni të gatshëm të shërbeni, kjo ripërtrinë lidhjet në mes shoqërisë dhe forcon besimin që kemi në njëri-tjetrin." Tutje letra thekson se "ne shpresojmë se puna juaj do të vazhdojë të inspirojë të tjerët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë."

Image
Letër mirënjohja

Kjo letër vlerësimi për mua është shtytja më e madhe për punë edhe më të mëdha vullnetare e kauza të çiltëra.

Këtë ditë të bekuar të 4 korrikut, ditëlindjes së SHBA-ve, ua uroj të gjithë popullit amerikan e veçanërisht miqëve të mi kudo në SHBA! Miqësia jonë me SHBA-të mbetet testament per brezat se është e vetmja rrugë e sigurtë për Republikën e Kosovës.

Ne i mbesim përjetësisht mirënjohës Amerikës si diell në qiellin blu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat