Konferenca ndërkombëtare për Kosovën ka përfunduar në Rambuje

Amerika

Konferenca ndërkombëtare për Kosovën ka përfunduar në Rambuje

Nga: Skënder Karaçica, SHBA Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:42
Skënder Karaçica

Kohëve të fundit nga kabineti zyrtar i qeverisë shqiptare në Tiranë,ka dalur nisma për organizimin e ashtuquajtur të konferencës ndërkombëtare për relacionet Kosovë-Serbi dhe mbyllja e problemit shekullor shqiptaro-serb në hapësirën etnike në Ballkan.

Përkitazi me çështjen e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe të integrimeve në BE dhe relacionet e miqësisë së përjetshme me SHBA si dhe liria dhe pavarësia me vlerat e demokracisë e të paqes,për Kosovën kanë përfunduar në Rambuje.

Në qarqet e ndryshme dhe në disa paraqitje publike të (a)nalistëve politikë të (m)arrëdhënieve ndërkombëtare, po ia fusin kot së koti,ndonëse Republika e Kosovës i ka përfunduar në të gjitha rrafshet e diplomacisë BE-SHBA temën bosht në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje.

Për Kosovën nuk i duhet organizim i ri i diplomacisë në ndonjë Konferencë Ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes dhe të mbylljes së knfliktit të ngrirë Kosovë-Serbi, ndonëse pavarësia dhe njohja ndërkombëtare e Kosovës i ka përfunduar të gjitha opsionet për ndonjë Konferencë të (re)Ndërkombëtare!

Për Tiranën zyrtare, kujtoj se vlen porosia e kohës: Kujdes ndaj diskursit të diplomacisë së ftohtë dhe me motive për të bër gafet e rradhës veçse për një buzëqeshje ndaj regjimit serb në Beograd(!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat